Përfaqësuesit e Komisionit Qeveritarë të Kosovës për persona të zhdukur dhe Departamentit të Mjekësisë Ligjore po qëndrojnë në Rudnicë të Rashkës për të ndjekur nga afër punimet për rrënimin e objektit, që dyshohet se është ndërtuar mbi varrezën masive me shqiptarë në Rudnicë.




Kushtrim Gara, nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka thënë se punimet për rrënimin e saj, do të zgjasin disa ditë.

Ndërsa, ka njoftuar se tashmë janë konfirmuar edhe rezultatet e analizave të gjashtë trupave që janë gjetur në Rudnicë dhe u përkasin viktimave të luftës në Kosovë dhe janë shqiptarë.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Sipas Prokurorisë serbe të luftës, në Rudnicë dyshohet se janë hedhur trupat e, të paktën 250 shqiptarëve dhe këtë gjë, organi i ndjekjes pretendon se e kanë bërë njësitë speciale policore serbe, gjatë largimit nga Kosova, në qershor të vitit 1999.

Në Rashkë gropimet kishin nisur në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri tash janë zbuluar eshtra dhe mbetje të tjera që më pas u konfirmuan se janë të shqiptarëve.