Pronari i Fiorentinës, Diego Della Valle, është i vendosur të mbajë trajnerin Cesare Prandelli në drejtim të ekipit për sezonin e ardhshëm.



Prandelli është duke zhvilluar bisedime rreth vazhdimit të kontratës në klubin toskan, mirëpo në javët e fundit filluan të qarkullojnë spekulime se kërkohet nga Juventus.



Della Valle ka insistuar se Prandelli do të mbetet në Firence.



“E ardhmja e tij është në bankinën e Fiorentinës. Ne kemi trajner të mirë dhe ai është Prandelli. Ai ka punë për të bërë këtu”, tha Della Valle.