Diego Della Valle është larguar nga Fiorentina. Pronari i klubit italian ka vendosur që pas tetë vjetësh, ta lë klubin nga Firenze, pas mosmarrëveshjeve të javëve të fundit për projektin e ri.



“Pronari Viola ka mbetur i prekur nga klima jo e mirë në klub, duke ia bashkuar kësaj edhe rastin e fundit Prandelli. Ai vet do ta zyrtarizojë shumë shpejtë vendimin e tij, duke shpjeguar si dhe pse. Ky është një vendim i dhimbshëm, pasi ai nuk po mendonte të largohej asnjëherë, por ai ndien mungesë konsiderate nga të tjerët për projektin që kishte përgatitur”, shkruan uebfaqja Fiorentina.it.