Të hapen të gjitha dosjet, menjëherë. Atyre që sot janë në kryesi edhe ata që ishin patriotë të vërtetë, ndërsa dihet që kanë bashkëpunuar me okupatorin, nuk duhet t'iu lihet vend sot ku merren vendime. Jugosllavia ishte një prej regjimeve më shtypëse dhe më të egra që kanë përjetuar shqiptarët", ka theksuar për gazetën "Express" Adem Demaçi, i njohur edhe si Mandela shqiptar. Ky është qëndrimi i njeriut që ka vuajtur më shumë dënim me burg në kohën e ish-Jugosllavisë dhe Serbisë, Adem Demaçit. Aktivisti 73- vjeçar, pas debatit që ka hapur gazeta Express për procesin për periudhën e komunizmit, thotë se mijëra shqiptarë janë vrarë, persekutuar, burgosur e dëbuar nga trojet e tyre me nënshkrimin e Ali Shukriut, Fadil Hoxhës, Kolë Shirokës, Sinan Hasanit etj.