Dosjet duhet te hapen qe sot. Ky eshte qendrimi i njeriut qe ka vuajtur me se shumti denim me burg ne kohen e ish-Jugosllavise dhe Serbise, Adem Demacit, ne nje interviste dhene per gazeten Express. Aktivisti 73- vjecar, pas debatit qe ka eshte hapur per procesin e lustracionit te periudhes se komunizmit, thote se mijera shqiptare jane vrare, persekutuar, burgosur e debuar nga trojet e tyre me nenshkrimin e Ali Shukriut, Fadil Hoxhes, Kole Shirokes, Sinan Hasanit dhe pjeses se nomenklatures udheheqese te komunisteve jugosllave nga Kosova. Per mendimin e Demacit, Jugosllavia qe nga vitet 1945 e deri me 1990, per shqiptaret ka qene njera nder regjimet shtypese dhe me te egra. Gjithe ata qe kishin punuar dhe kontribuuar ne mbajtjen e atij regjimi, ai pa ndonje hezitim i quan kolaboracioniste. Ata persona qe kane qene te perfshire ne ate regjim, e qe sot punojne ne institucionet e Kosoves, thote se duhet larguar menjehere nga keto pozita. Adem Demaci flet ne Express per dosjet, per zyrtare te larte ne ish-Jugosllavi qe tashme i ka marre vdekja, por edhe per disa qe ende jane gjalle.


A duhet te hapen dosjet e komunizmit?


Se pari nje gje duhet ta dini qe dosjet jane ne Beograd, rastesisht mund te qellojne ne Kroaci dhe ne Slloveni, ndoshta edhe ne Maqedoni. Tashti, meqe Kroacia dhe Sllovenia kane ndryshuar shume, mund te ndodhe qe te na japin dosjet. Une jam qe te hapen te gjitha dosjet.


Kur duhet te ndodhe kjo?


Menjehere, sepse nuk ka kohe per t`i lene. Ata njerez ndoshta edhe kane nderruar mendim, mirepo ata njerez nje denim duhet ta marrin per ate vasalitet dhe bashkepunim me okupatorin, e ky do te ishte denimi me i madh i mundshem. Denimet e tjera te natyrave te tjera penale per keto gjera nuk i shoh te arsyeshme, sepse do te krijohej nje situate e pamundur! Ku te gjenden sot deshmitaret, njerezit etj. Kurse, keta qe kane mbetur gjalle, e qe sot jane ne pozita vendimmarrese dhe ende perzihen ne politike, e ne gjyqesi, sikur te ishin patriote te vertete, ndersa dihet qe kane bashkepunuar me okupatorin, ketyre njerezve nuk duhet t`iu lihet vend ku merren vendime, sidomos aty ku eshte pushteti dhe ku luhet me fatin e ketij populli.


Jugosllavia ka qene e demshme apo e dobishme per shqiptaret? A ishte okupatore e Kosoves?


Jugosllavia ka qene nje prej regjimeve me shtypesve dhe me te egra qe kane perjetuar shqiptaret.


Si e shpjegoni qe sot ne Kosove ka individe te asaj kohe qe edhe sot jane ne krye te institucioneve te rendesishme?


Une e mbaj mend edhe kohen e Jugosllavise se kralit, i kam 73 vjet e kater muaj dhe e di cfare te drejtash kane pasur serbet. E di sa kane vuajtur shqiptaret e shkrete, 90 per qind prej tyre. Keshtu, prej asaj kohe ata njerez jane bartur, disa kane pare pak me larg, disa jane mashtruar nga komunistet, kane hyre ne regjimin e komunizmit. Shkoi komunizmi, ata iu pershtaten situates menjehere. Komunistet e kane formuar Lidhjen Demokratike te Kosoves, prej komunisteve eshte krijuar, urdhri ka ardhur nga Rrahman Morina. 25 a 30 ish-komuniste te Jugosllavise, qe kane qene te Lidhjes Komuniste te Kosoves, e kane formuar LDK-ne, vec ia kane hequr nje germe, e nuk eshte rastesisht qe eshte bere Lidhje se edhe ajo ka qene Lidhje, vec ia kane hequr nje germe, K-ne e bene D. Prandaj, edhe na shkoi puna mbrapsht neve. Se, te gjithe keta njerez qe kane qene me Rugoven, kane qene anetare me nga dhjetera vjet, dikush i Komitetit, dikush i parapare te behet kryetar i Komitetit, dikush ne sigurime... Keshtu qe kete e beri te mundur Serbia, meqenese u dashke bere sistemi shumepartiak. Nuk kishte tjeter mundesi. Keta kane qene prokurore, gjykates, te tillet e kane formuar LDK-ne, per kete patem probleme. Sot kjo jarge qe po na zgjatet neve akokma, ajo jarge po mundohet ta mbaje gjalle rugovizmin, manifestime per Tahir Zemen, nje njeri qe eshte marre me droge, njeri qe ka qene ne KOS-in e Serbise, nje njeri qe i ka bere 100 te zeza, pra, te njejtit mblidhen dhe mbajne mbledhje ne Teatrin Kombetar. Duan ta mbajne vetveten, atyre s`iu kercet as per Rugoven, as per Tahirin, po per veten e tyre.


Shume nga ata njerez, sot jane pjese e Kuvendit, Prokurorise, Policise, gjykatave...?!


Une them se ata qe kane marre pjese ne krime konkrete, si p.sh. Hilmi Zhitia, per ta duhet te hapen hetimet. Vetem nje rast t'ua tregoj, per Zhitine. Ai ka marre pjese ne pergatitjen e procesit kunder vellezerve Lahaj nga Podujeva, vetem qe ta komprometoje ate familje patriotike. Me pas edhe e kane vrare Bajram Lahun, ndersa me vone e kane montuar nje proces se gjoja dhe kane akuzuar familjen se e kane vrare Bajramin. Kane burgosur me gra e me femije te asaj familjeje dhe me kete rast kane bere nje poshtersi qe nuk mbahet mend ne Kosove. Per njerez te tille, duhet te hapen hetimet, sa eshte gjalle njeri nga ata vellezerit Lahaj, dhe ata njerez te marrin nje denim te merituar dhe te tregojne se kush i ka organizuar, si jane organizuar, si ka ndodhur kjo pune, si ka qene e mundur te behet akuza monstruoze se gjoja baba vrau djalin e tyre, nje akuze komprometuese. Fale deshmitareve te vertete, fale qendreses se dajes Rame, ai ka kerkuar ekshumimin e kufomes qe te konstatohet se si eshte vrare. Kjo pune ka marre nje perfundim tjeter dhe ata jane liruar nga akuza, por kane hequr shume dhe njerez te tille kane bere nje frikesim te madh te popullates se Llapit. Keso rastesh mund te kete edhe ne rajone te tjera. Ata kane marre pjese ne gjykime, ne Prokurori dhe nganjehere kam pershtypje se nuk ka pasur mundesi qe te na denojne kesisoj gjyqtaret tane, nuk e kane pasur fjalen e fundit, sepse mbi ta kane qene serbet, te cilet prej zyrave i kane dirigjuar keto pune! Prandaj, sot duhet te pastrohen te gjitha institucionet e Kosoves nga keta njerez, definitivisht prej te gjitha institucioneve qe kane rendesi, ata duhet te largohen.


Si duhet t'i trajtojme keta njerez, si kolaboracioniste apo si?


Po njesoj, sikur ata qe kane bashkepunuar me Italine e me Gjermanine, njesoj duhet trajtuar edhe keta. Dallimi eshte se ketyre u ka zgjatur 50 vjet, me Turqine 500 vjet, krejt kolaboracioniste kane qene, s`ke cfare ju thua tjeter, s`di si t'i quaj ndryshe. Vjen okupatori e te hyn ne shtepi, ta merr pushtetin e t`i behesh me ta, e burgos popullin tend, vellezerit e tu, gra, femije, s`ka ketu kurrfare diskutimesh. Edhe pse te gjithe keto duhet te kuptohen ne kontekstin e historise. A ka qene e domosdoshme qe dikush nga shqiptaret te perzihet ne ato pune, mendoj se ka qene e domosdoshme, sepse eshte krijuar fale atyre viktimave antifashiste qe i kane dhene shqiptaret. Nuk eshte e vertete se ne kemi qene kolaboracioniste me italiane dhe gjermane, jo, ne e kemi kuptuar me ardhjen e Italise qe ishte nje okupim, por ishte okupim shume me i lehte se okupimi serb qe shqiptareve nuk u lejonte asnje te drejte shkollimi, e as asgje. Okupim me i lehte, ngaqe nje pjese e popullit u mashtrua, nga ajo situate e veshtire, erdhen ne nje situate pak me te mire, menduam qe u be pavaresia, liria etj, etj. Te gjithe keta qe kane punuar me keto regjime, kane qene kolaboracioniste, prandaj edhe Enveri, me keta qe kane punuar me Rusine, me Serbine, me Jugosllavine, kane qene kolaboracioniste. Ketu s`ka kurrfare dyshimi se cka ishin ata, mirepo po them ne kontekstin historik.


A duhet te denohen ata qe kane bashkepunuar me regjimin e Jugosllavise?


Nuk jam per kurrfare hakmarrjesh, meqe biologjikisht fajtoret kryesore kane vdekur, si Ali Shukriu, Kole Shiroka, disa te tjere si Sinan Hasani qe me shume ka qene nje qyqan pa vlere, sesa qe ka pasur ndonje ndikim, edhe pse ishte ne poste te larta. Ata qe eshte dashur te marrin masa drastike kunder tyre, qe te mund te kenaqen, sepse atyre u kane humbur baba, nena, vellai e te tjere, me nenshkrimin e atyre qe kane vdekur (Ali Shukriu, Fadil Hoxha, Kole Shiroka, Sinan Hasani, etj), per ta ajo kohe me nuk kthehet, ata njerez me nuk ringjallen. Tani problemi qendron ketu, cfare ka qene ky bashkepunim, natyra e bashkepunimit, tjeter eshte bashkepunimi p.sh. qe kane marre pjese ne lufte, ndersa edhe pas lufte kane pasur pushtet te bejne zi e terr, te teren duhet ta shikojme nga prizmi i mbikeqyrjes strikte qe ka ekzistuar nga ana e Jugosllavise dhe Serbise. Te gjithe ato komitete, organizma qe jane marre me ceshtje delikate te Sigurise, te Mbrojtjes, gjerave te tjera shoqerore dhe politike lidhur me Kosoven, jane kryesuar prej Serbise, jane kontrolluar prej Serbise. Keta njerez kane qene te regjimit, kane qene me shume njerez vasale, por qe nuk kane qene njerez qe nuk kane formuar politiken. Kane hyre ne kete politike te paret, nje pjese e tyre kane besuar ne propaganden e komunisteve. Kur te inkuadrohesh, eshte problem te dalesh.


Megjithekete, nje pjese e kosovareve kane besuar ne ate ideologji...?


Jane nje pjese qe kane besuar. Pjesa qe ka marre pjese ne aksionet e luftes antifashiste, u ka besuar se pas luftes do t`i zgjedhim problemet. Po nisem prej asaj qe eshte normale qe te besohet. Ne vitet 1941-1943, kur eshte sajuar Jugosllavia politikisht, kur jane ndare republikat, Kosova nuk eshte marre parasysh askund. E kane kuptuar qe te gjithe ato tregime, perralla, paskan qene dallavere. Keshtu, shqiptaret kane filluar te vetedijesohen dhe si reagim ndaj asaj mungese te pjesemarrjes se Kosoves ne krijimin e Jugosllavise si nje entitet ne vete, sic bene te tjerat, si Mali i Zi , Bosnja, Maqedonia e te tjera, e kemi nje konference antifashiste, te Bujanit 1943 - 1944. Aty eshte nxjerre nje rezolute qe e kemi pasur si baze, ku thuhet se shqiptaret ne Kosove jane perpjekur te bashkohen me Shqiperine dhe se kane te drejte ne vetevendosje. Nje rezolute qe ka paralajmeruar se pas mbarimit te luftes shqiptaret do ta kene te drejten e vetevendosjes, ate qe sot po e kerkon Levizja Vetevendosja.


Pse ate kohe shqiptaret nuk e realizuan te drejten e vetevendosjes. Ajo ishte e garantuar me Rezoluten e Bujanit?


Pasi qe u thye Hitleri me 1943 ne Stalingrad, komunistet nuhaten se jane duke fituar luften dhe do te marrin pushtet. Me kete ata ndryshuan qendrimet. Angazhuan Millovan Gjillasin, ndjese mos paste, se eshte treguar shume i poshter ndaj shqiptareve dhe disa te tjere, ishin urdheruar qe te merren me problemin e Kosoves. Ata i shkruan nje leter Komitetit te Kosoves, duke e shpallur te pavlefshme Konferencen e Bujanit, me arsyetimin se ishte mbajtur ne territorin e Shqiperise.