Nga Hamdi Jupe


 


Tema e heqjes se imunitetit është bërë më e mërzitshmja këto kohët e fundit. Nuk ka dite qe te mos flitet për te. Nga Kryeministri e nga Kryetarja e Kuvendit, nga opozita e nga diplomatet e huaj ne Tirane. Flitet nga shtypi e nga kushdo tjetër qe nuk ka pune me vlere për të bere.


Ne këto rrethana, nuk kishte se çfarë të shtohej me shume ne ketë lume deklaratash e kundërdeklaratash bajate për imunitetin. Por ja qe nuk ishte tamam ashtu. Ja qe ka vend akoma për te folur e për te shkruar. Për te qeshur e për te qare me te.


Kryeministri Berisha foli edhe një here tjetër dje ne një mbledhje te qeverise. Ishte një mbledhje për bujqësinë dhe fshatin, për përdorimin e tokave te papunuara nga fshataret dhe qe tani duhet te administrohen nga komunat, sipas kryeministrit. Ishte pra, rasti me i pazakontë dhe me i papërshtatshëm për te folur për imunitetin në këtë mbledhje qeverie.


Por ja qe nuk ndodhi ashtu. Kryeministri e shfrytëzoi edhe një here praninë e medieve në një mbledhje qeverie dhe ia mori edhe një here këngës majëkrahut te heqjes se imunitetit. E çfarë të kënduari!


Po çfarë tha Berisha në fjalimin e tij të fundit për imunitetin? Ai ishte i djegur për te papunët, për fëmijët e tyre pa buke, për fëmijët jetime, të mbetur pa ushqim dhe pa kujdesej, pikërisht nga mosheqja e imunitetit! Natyrisht, edhe për pensionistet, qe i kane sytë te mbushur me lot nga varfëria, e shkaktuar nga mos-heqja e imunitetit.


Është njëmijë herë më mirë të dëgjosh zërin e të papunit që sot nuk e di se çdo tu japë nesër fëmijëve të tij, sepse korrupsioni ua merr atyre kafshatën nga goja; të dëgjosh më mirë një nënë që ka humbur bashkëshortin dhe rrit dy fëmijë jetimë , sepse korrupsioni pengon që fëmijët e saj të kenë një trajtim më dinjitoz dhe më të mirë. Mendoj se më mirë të dëgjosh zërin e pensionistit që qan pa lot çdo ditë, sepse ka dhimbje për përballimin e jetës së përditshme me pensionin që merr, sepse imuniteti e pengon që të marrë më shumë tha Berisha.


Një deklarate e tille nga një kryeministër prej shtate vjetësh ne pushtet, nuk është dëgjuar e nuk mund te dëgjohet ne asnjë cep të globit. Imuniteti pra, qenka gjithçka. Ai është edhe buke edhe gjelle, është strehe për të pastrehët, ai është mbrojtje për pensionistet e të mjerë të gjitha llojeve etj, etj.


Po si nuk i ka ditur kryeministri ynë këto gjera me pare? Sepse punësimi është detyre kushtetuese e qeverise. Edhe pensionet janë detyre e saj. Edhe mbrojtja sociale e shtresave ne nevoje, po ashtu.


Si nuk e kish kuptuar me pare kryeministri këtë fuqi çudibërëse të heqjes se imunitetit? Ta kishte zbuluar me pare këtë, do te kishim shpëtuar prej kohesh prej fukarallëkut dhe varfërisë! Do kish shpëtuar Shqipëria një here e mire prej te gjitha te këqijave te kësaj bote.


Politika jone ka rene ne një batak te qelbur dhe kërkon te mbijetoje akoma me te tilla demagogji te shpëlara. Imuniteti është një mase mbrojtëse kushtetuese, për persona te caktuar, te veshur me pushtet. Por imuniteti nuk ka ndikuar ne atë qe, qeveria dhe shoqëria ne tërësi, të kutërbojë erë të keqe prej plagës së korrupsionit.


Imuniteti hiqet në çdo rast me vendim të parlamentit, me shumicë të thjeshte votash, për deputetet e ministrat dhe nga Këshilli i Larte i Drejtësisë, për gjyqtaret. Deri me sot, gjate njëzetë viteve te shoqërisë se tranzicionit, nuk ka qene imuniteti pengese për te luftuar krimin dhe korrupsionin. Imuniteti është hequr apo dorëzuar vullnetarisht, sa here e ka kërkuar këtë gjë drejtësia.


Nuk ka asnjë rast te pengimit te heqjes se imunitetit nga ana e parlamentit, pasi këtë ta kenë kërkuar organet e drejtësisë. Aktualisht tre deputete te opozitës janë pa imunitet, për çështjen e protestës së 21 janarit te vitit te kaluar. Ata e dorëzuan vete imunitetin, sapo prokuroria e kërkoi një gjë te tille.


Ka pasur raste te tjera, kur me gjithë heqjen e imunitetit, politika ka penguar drejtësinë te beje punën e saj ne baze te ligjit. Kështu, shqiptaret e dine mire ngjarjen e Gërdecit dhe historinë e heqjes se imunitetit për ish-ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediu. I dine gjithashtu manovrat procedurale qe u bene, për ta përjashtuar atë nga ndjekja penale.


Shqiptaret e dine mire se edhe Lulëzim Bashës iu hoq imuniteti për shpërdorimet financiare te rrugës Durrës – Kukës. Por me gjithë heqjen e imunitetit, këtij nuk i hyri gjemb ne këmbe. Imuniteti pra nuk është baras me drejtësi. Ai nuk është shkopi magjik qe ndalon korrupsionin. Berisha e ka mazhorancën parlamentare për te hequr imunitetin e cilitdo zyrat të lartë, ashtu siç është bere deri me sot.


Po perse behet atëherë e gjithë kjo zhurme për imunitetin pikërisht tani? Kjo behet për te hequr vëmendjen e opinionit publik nga problemet themelore te ditës. Pikërisht nga varfëria e larte dhe nga papunësia, nga mungesa e shpresës dhe nga degradimi total i qeverise, nga korrupsioni i larte qe ka mbërthyer anembanë pushtetin e sotëm, te drejtuar nga Berisha. Sa me shume zhurme te behet për imunitetin, aq me shume vidhet ne qeverisjen e tij. Zhurma për imunitetin është mjegulla ku fle ujku i korrupsionit. Pikërisht ne një moment te tille, ai nxjerr me force ne publik temën e heqjes se imunitetit, duke i ngopur te papunët, te uriturit dhe pensionistet e mjere, me kulaçin e imunitetit.


Është për te ardhur keq se sa poshtë ka rene shoqëria. Është për te vene kujën se edhe përfaqësues te trupit diplomatik ne Tirane, janë vene ne gare me qeverinë se kush e kush te flasë me shume për një çështje kaq banale. Ata janë gati te shtyjnë edhe pushimet verore, qe te jene këtu me 6 gusht, kur do te ndodhe mrekullia shqiptare e heqjes se imunitetit. Atëherë dhe vetëm atëherë ata do te largohen me pushime neper detra të largët, te lehtësuar nga kjo barre e rende.


Por çfarë do të ndodhe me 7 gusht, ne se me 6 gusht do te hiqet imuniteti? Sa të kënaqur dhe te ngopur me buke do te jene kategoritë e varfra shoqërore, qe përmendi kryeministri ne fjalën e tij? A do te zhduket korrupsioni me 7 gusht, ne se do te hiqet imuniteti një dite me pare? Vetëm demagoget e paskrupuj mund ti japin përgjigje pozitive kësaj pyetjeje.


I bëj thirrje edhe një herë zotit Rama ta mendojë dhe rimendojë se kjo që bën është tmerrësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vendi. Është një mur që ngrihet në procesin e integrimit. Detyra jonë është ta shembim atë, jo ta ngremë. – tha Berisha.


Ne këtë rrethana, opozitës nuk i mbetet gjë tjetër, veçse te shkoje me datën 6 gusht ne parlament dhe te votoje pro heqjes se imunitetit, ashtu siç e kërkon qeveria. Kështu ajo do ti bënte një shërbim te madh vendit dhe vetes e saj. Kështu do ti hiqte nga duart pushtetit një argument te neveritshëm për te dale me pas ne publik e për te bere demagogji. Atëherë ajo, qeveria, nuk do te thotë me se po pengon imuniteti për te luftuar korrupsionin. Atëherë ajo nuk do te ketë më me çfarë të gënjejë publikun. Thjesht, do ti hiqet nga duart një lodër e keqe politike.