Pas debatit në Kuvend për demarkacionin me Malin e Zi, deputetët me insistimin e zëvendëskryeministrit Thaçi miratuan edhe nisjen e demarkacionit me Serbinë sipas Kushtetutës së vitit 1974.




Por, për diplomatë të huaj, të cilët hezitojnë të flasin publikisht, praktikisht në këtë fazë të dialogut me Serbinë, demarkacioni me këtë shtet fqinjë të Kosovës është shumë i vështirë. Kjo iniciativë e Thaçit, i cili ka qenë dhe mbetet njeriu kryesorë i gjithë procesit të negociatave me Serbinë, po shihet prej tyre si një veprim politik dhe strategjik i tij, për të krijuar avantazhe më të mëdha në tavolinën e diskutimeve përballë delegacionit serb dhe po dëshiron që atë që ka nisur, ta përmbyll më shpejt se që është pritur.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


“Ishte një veprim shumë strategjik i Thaçit, insistimi i tij për përfshirjen në rezolutën e sotme në Kuvend edhe kërkesën për nisjen e demarkacionit me Serbinë. Edhe pse shumë vështirë i realizueshëm në këtë fazë, hapja e kësaj teme në Bruksel, duke u thirrur në rezolutën e Kuvendit, i krijon avantazhe palës kosovare dhe rezultatin e fundit të bisedimeve të cilit i druhet pala serbe, e sjell shumë më afër ”, thotë ky diplomat i huaj për Indeksonline.




Gjatë interpelancës për demarkacionin me Malin e Zi, Thaçi ka kërkuar disa herë nga deputetet që të përfshihet edhe kërkesa për nisjen e procesit të demarkacionit edhe me Serbinë./Indeksonline/