Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 3 vite burg për Adrokli Kokthi, ish-drejtorin e Tatimeve në Tiranë, i akuzuar bashkë me 5 persona të tjerë për një dëm prej 500 milionë lekësh të rinj.
Prokuroria ka kërkuar në total 38 vite burg për 6 personat e arrestuar, por të gjithë do të përfitojnë ulje dënimi me 1/3-n për shkak se kanë përfituar gjykim të shkurtuar nga gjykata.
Në përfundim të gjykimit, Prokuroria e Tiranë kërkoi dënimet, si më poshtë:
– Androkli Kokthi, ish-drejtor i Tatimeve Tiranë, të dënohet me 3 vjet burg
-Ibrahim Aktoz, të dënohet me 4 vjet burg
-Ekrem Oztemel, të dënohet me 7 vjet burg
– Fabian Goci, të dënohet me 8 vjet burg
-Aurel Preni, të dënohet me 8 vjet burg
-Fiqiri Hoxha, të dënohet me 8 vjet burg.
Skema mashtruese Fullpet, e cila i ka shkaktuar shtetit një dëm që llogaritet në rreth 500 milionë lekë të reja, u zbulua nga prokuroria gjatë hetimeve të nisur në prill të vitit 2015, ndërsa urdhër-arrestet u lëshuan më 31 tetor të vitit 2015.Në vitin 2014, administrata tatimore ka konstatuar debinë e kompanisë Fullpet në vlerën e rreth 145 milionë lekëve për vitin 2012, (ndërkohë që ky detyrim deri në vitin 2015 është trefishuar).
Për shlyerjen e kësaj debie (të vitit 2012), ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe kompanisë Fullpet është nënshkruar një akt-marrëveshje, në bazë të të cilës kompania merrte përsipër shlyerjen e detyrimit me 8 këste. Për të shlyer këtë detyrim, kompania Fullpet merr një kredi në një bankë të nivelit të dytë. Por, nga hetimi rezulton se kredia e marrë nuk ka shërbyer për shlyerjen e detyrimeve tatimore, por është përdorur për krijimin e kompanive të reja dhe blerjen e aseteve për këto kompani. Këto blerje ka rezultuar se janë tentativë e qartë për tiu shmangur detyrimeve tatimore.
Më shumë rreth hetimeve:
Kompania e naftës evazion 500 milionë lekë
/Ora News/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter