Islami-BerishaDeputeti Kastriot Islami ka reaguar pas deklaratave të bërë nga kandidati për deputet i PS-së në qarkun e Vlorës, Koço Kokëdhima gjatë emisioni Opinion, të Blendi Fevziut. Sipas Islamit, Kokëdhima sulmoi të gjithë socialistët, duke shprehur kështu sipas Islamit urrejtjen e tij për PS-në. Mbrëmë Kokëdhima e filloi sulmin e tij me liderin historik të PS-së, Fatos Nano, për të vijuar me një nga figurat kryesore të PS-së Arben Malaj dhe kaloi më pas tek unë e gazetarë si Mustafa Nano. Të majtët panë mbrëmë me zë dhe figurë urrejtjen patologjike të liderit shpirtëror të Edi Ramës për PS-në dhe dashurinë e tij për omgj-në mavi brenda kësaj partie, u shpreh Islami. Në vijim të deklaratës së tij deputeti Islami akuzoi Kokëdhimën për përfitime në tendera në kohën kur në krye të Bashkisë së Tiranës ishte Edi Rama. Kush nga socialistët e thjeshtë ka marrë qoftë edhe një tender të vogël nga Edi Rama, askush, sepse të gjithë tenderat i ka marrë Koçua, edhe ato të mëdhatë 1 miliardëshe dhe ato të voglat 1 milionëshe, akuzoi Islami. Në përfundim, Kastriot Islami tha se në 2011-ën modeli Edi- Koço doli nga Tirana, doli nga dera, në 23 qershor nuk do të mund të futet nga dritarja. Ndoshta do të tentojë të futet nga oxhaku, por do të dalë më i nxirë seç është.