Kunder Maqedonise gardiani i Skenderbeut do te jete portieri i dyte pas Ujkanit

Orges Shehi fiton ftesen e pare ne Kombetare. Trajneri Josip Kuzhe ka vendosur ti jape nje shans portierit te Skenderbeut pas demtimit te Arjan Beqajt i cili nuk do te jete ne miqesoren e 17 nentorit qe Shqiperia do te luaje ne Korce kunder Maqedonise. Grumbullimi me fanellen kuqezi per gardianin durrsak vjen kur ai eshte ne moshen 33-vjecare. Megjithate kjo mund te cilesohet si realizimi i nje endrre per Shehin qe pavaresisht se ka qene nje prej futbollisteve me te spikatur ne pozicionin e tij ne vend gjithmone eshte anashkaluar kur behej fjale per nje vend ne perfaqesuese. Shehi do te jete ne rolin e portierit te dyte ndersa per ndeshjen e fundit te Shqiperise ne vitin 2010 numri 1 do ti besohet Samir Ujkanit. Portieri kartoni i te cilit eshte ne pronesi te italianeve te Palermos po shkelqen gjate ketij sezoni me Novaren debutuese ne Serine B. Ai eshte cilesuar si nje prej pikave me te forta te ekipit piemontez qe kryeson me merite Kategorine e Dyte pertej Adriatikut dhe vleresohet si nje kandidat serioz per te qene titullar ne ndeshjet kualifikuese te kuqezinjve ne Euro 2012 pavaresisht se eshte vetem 22 vjec. Perballe Maqedonise Shehi ka shansin qe te debutoje edhe pse do ta nise takimin nga stoli ne Kombetaren A. Atij i eshte dashur te prese per mbi dhjete vjet qe te shijoje serish aromen e ndeshjeve nderkombetare pasi ne te kaluaren ka qene pjese e perfaqesueses Under-21 te Shqiperise.


Trajneri Kuzhe ka preferuar te zgjedhe Orges Shehin si zevendesues te portierit titullar Arjan Beqaj. Numri 1 i Olimpiakos Nikosias ne eliten e futbollit qipriot ka pesuar nje tjeter demtim. Kete here ai ka probleme me muskujt aduktore muskujt e pjeses se perparme te kofshes dhe per kete arsye do ti nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjikale. Klubi nga ishulli i Aferdites ka konfirmuar zyrtarisht se sot 35-vjecari do te operohet ne Belgjike ndersa nuk mund te jepet nje date e perafert per rikthimin e tij te mundshem ne fushat e lojes. Demtimi i radhes per Beqajn e ka detyruar drejtuesin e stolit te Kombetares qe te kerkoje te tjera alternativa. Aktualisht portieret e kuqezinjve jane Samir Ujkani dhe Isli Hidi ky i fundit nuk do te jete i grumbulluar ne ndeshjen me Maqedonine ndersa ftesa per Shehin mund te nenkuptohet si tentative per te pasur nje alternative me shume ne kuader te ndeshjeve te Grupit D te Kampionatit Europian qe rifillojne ne muajin mars. Perfshirja e Orges Shehit nuk eshte e rastesishme edhe per faktin se pervec eksperiences se jashtezakonshme numeron rreth 400 ndeshje ne kampionatin shqiptar gjate aktivizimeve me Teuten Bylisin Vllaznine Partizanin Besen e se fundmi Skenderbeun ai jep edhe garanci mes shtyllave.


Per ndeshjen e mesjaves se ardhshme me Maqedonine risia tjeter ne perfaqesuese eshte mesfushori i Kievos Ledian Memushaj. 23-vjecari qe se fundmi ka debutuar me ekipin veronez ne Kupen e Italise do te kete nje mundesi te mire per te konfirmuar se eshte i vlefshem per kuqezinjte. Nderkohe pritet qe ne skuader te rikthehet edhe kapiteni Altin Lala i cili duket plotesisht i rikuperuar pas demtimit ne gju. Ekipi shqiptar do te grumbullohet te dielen me 14 nentor ne Pogradec.