Grozni - Ilion Lika do të mbesë 5 muaj jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi në tendinë. Lajmin e jep vetë klubi i Terek Groznit në kampionatin rus, klub në të cilin aktivizohet portieri shqiptar.



Lajmin e keq e ka konfirmuar për Championat.ru edhe vetë presidenti i Terek Groznit, Hajdar Alhanov. Sipas tij, Lika do të qëndrojë 5 muaj jashtë fushave për shkak të dëmtimit të pësuar në tendinën e Akilit.



Klubi i Terek Groznit është në tentativa për të marrë një portier të ri, i cili mendohet të jetë Andrej Dikanija.