Tottenhami dhe kombëtarja angleze në ankth për gjëndjen e Harry Kane. Sulmuesi u dëmtua në kaviljen e këmbës së djathtë në sfidën e të dielës ndaj Bournemouth pas një kontakti që pati me portierin kundërshtar Asmir Begovic.


Për tu përcaktuar shkalla e dëmtimit, Kane do ti nënshtrohet disa analizave të detajuara por është e sigurtë që sulmuesi do të mungojë në dy miqësoret e muajit mars që Angia do të zhvillojë ndaj Holandës dhe Italisë.


Gjasat janë që Kane të mungojë minimalisht 1 muaj me Tottenhamin që nuk do të ketë në dispozicion bomberin e saj për fundin e sezonit.


12 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)