Vojisllav Sheshel, i akuzuar për krime lufte gjatë luftës në ish-Jugosllavi, u dënua për shpërfillje të gjykatës me 18 muaj burg. Në një nga librat e tij ai ka  zbuluar identitetin e njëmbëdhjetë dëshmitarëve të mbrojtur që gëzojnë dhe mbrojtjen e gjykatës për krime lufte. Në fakt dënimi i  dhënë nga  gjykata në Hagë është cilësuar si i pakuptimtë nga politikani nacionalist serb, i cili ka qenë i burgosur që në vitin 2003, i akuzuar për mobilizimin e grupeve paramilitare serbe, përgjegjëse për vepra barbare ndaj popullsisë joserbe.





Sipas vlerësimit të gjykatës, veprimet e Sheshelit mund të dekurajojnë
dëshmitarët në dhënien e dëshmive duke e shkelur “besimin e tyre në
aftësinë e gjykatës për t’u garantuar efikasitetin e masave mbrojtëse”.
Sheshel është akuzuar për spastrim etnik dhe mizori të tjera në Bosnjë,
Kroaci dhe Serbi ndërmjet viteve 1991 dhe 1994.



Ai u dorëzua tetë vjet
më parë për t'u përballur me akuzat në Gjykatën e Hagës.  Në uebsaitin e
tij në internet, Sheshel ka publikuar tre libra ku dhe ka zbuluar
informacione konfidenciale për njëmbëdhjetë dëshmitarët e mbrojtur që
dëshmuan në seancat gjyqësore në ngarkim të tij. Kjo është hera e tretë
se Sheshel është akuzuar për shpërfillje. Akuzat e mëparshme kanë të
bëjnë të bëjnë me dy nga tre librat e tij.



Delina Bitraku