TIRAN- Gjykates se Shkalles se Pare ne kryeqytet iu deshen 13 seanca gjyqesore per tu bindur se i pandehuri i ekstraduar nga Italia Gezim Kasemi eshte bashkautore me te ndjerin Altin Dardha per vrasjen e kater personave dhe plagosjen e dy te tjereve pasditen e 25 shkurtit te vitit 1998 ne qender te Beratit.





Ka qene treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Ardiana Bera te cilet pasi degjuan palet ne proces konkluzionet e prokurorit pretendimet e mbrojtjes dhe vete te pandehurit vendosen deklarimin e ketij te fundit fajtore per shtate vepra penale.





Sipas vendimit qe Shekulli ka siguruar mesohet se i pandehuri Kasemi ishte pjese e bandes se te ndjerit Altin Dardha ne kuader te se ciles ka kryer edhe shtate veprat penale per te cilat u denua.





Ate te vrasjes me paramendim te shtetasit Buhran Tomorri vrasjet me dashje te shtetasve Abdurraman Tomorri Kastriot Bejko dhe Behar Eskiu akuzen e vrasjes me dashje te mbetur ne tentative te shtetasve Ramadan Eskiu e Vlash Shkurti si dhe akuzen e armembajtjes pa leje.





Per te gjitha keto akuza sipas gjykates i pandehuri denohet me 25 vjet burg por per shkak te shqyrtimit te dosjes penale ne aplikim te gjykimit te shkurtuar 34-vjecari perfitoi uljen e 1/3 se denimit ku perfundimisht duhet te vuaj 16 vjet e 8 muaj burg. Mase denimi kjo qe fillon me numrin e 12 muajve te qendrimit te tij ne burg nga shkurti 1998 deri ne shkurt 1999 dhe pas ekstradimit nga Italia ne Janar te vitit 2007.





Edhe prokurori i ceshtjes ne parashtrimin e konkluzioneve perfundimtare kerkoi po kete mase denimi ndaj te pandehurit Kasemi i cili eshte ekstraduar ne Shqiperi nga Italia pasi kishte vuajtur 9 vite burg per kryerjen e nje vrasjeje ne shtator te 1999 ne Itali vetem pak muaj pasi ishte liruar nga burgu ne Shqiperi duke u deklaruar i pafajshem.





Avokati mbrojtes kerkoi pafajesi per klientin e tij duke pretenduar se Gezim Kasemi nuk ka qene ndonjehere pjesetar i bandes se Altin Dardhes apo te kete marre pjese ne vrasje. Vete 34-vjecari ne fjalen e tij para treshes gjykuese kerkoi drejtesi per akuzat e ngritura.





Ngjarja





Sipas vendimit te togave te zeza i pandehuri Gezim Kasemi ka qene pjesetar aktiv i bandes se Altin Dardhes me te cilin ka marre pjese ne vrasjen e shtetasve Burhan dhe Abdurrahim Tomorri te cilet njiheshin si drejtues te bandes se Vakefit ne Berat dhe shokeve te tyre Behar Eskiu dhe Kastriot Bejko.





Ndersa nga atentati i pasdites se 25 shkurtit 1998 ne lokalin e shtetasit V.Veliaj. qe ndodhej ne lagjen 30 Vjetori prane stadiumit te futbollit te qytetit te Beratit pervec vrasjes se B. e A.Tomorrit mbeten te plagosur Ramadan Eskiu dhe Vlash Shkurti.





Atentati i vrasjes se vellezerve Tomorri u organizua nga Altin Dardha i cili bashke me Altin Isufin Agron Bilalin dhe Gezim Kasemin te hipur ne nje automjet te tip Ford me targa TR 7108 A kamioncine ndaluan para lokalit qe ndodhej ne afersi te stadiumit ne Berat ku ishin ulur ne nje tavoline viktimat duke qelluar me mitraloz ne drejtim te tyre.





Per pasoje mbeten te vrare Burhan dhe Abdurrahim Tomorri Behar Eskiu dhe Kastriot Bejko ndersa mbeten te plagosur Ramadan Reskiu dhe Vlash Shkurti. Sipas vendimit shkaku per kete vrasje ishte dyshimi se Burhan Tomorri i kishte vrare babane Altin Dardhes.





Pas vrasjes i pandehuri Kasemi se bashku me autoret e tjere te ngjarjes jane larguar me shpejtesi ne drejtim te lagjes Uznove ne dalje te qytetit te Beratit. Ne udhetim e siper ne vendin e quajtur tek lokali i fiqve autoret e kesaj vrasje Altin Dardha Altin Isufin Agron Bilalin dhe Gezim Kasemi kane marre automjetin tip Toyota me targa te Beratit te shtetasit R.Qose dhe jane larguar ne drejtim te fshatit Vodice.





Ne kete fshat Dardha ka marre nen kercenimin e armes automjetin e shtetasit F.Kalemi te cilin e ka detyruar te ece ne drejtim te lugines se perroit te fshatit Vodices ne drejtim te fshatit Bogdan. Per shkak te terrenit te veshtire automjeti i drejtuar nga pengu F.Kalemi nuk ka mundur te ecte me tej dhe aty autoret e ngjarjes jane larguar duke vrapuar.





Ne ndjekje te autoreve jane vene punonjesit e policise duke shkembyer zjarr mes tyre ku per pasoje ka mbetur i vrare shtetasi Altin Isufi dhe shtetasit Agron Bilali dhe Gezim Kasemi jane arrestuar per tu liruar pas 12 muajsh ky i fundit si i pafajshem.





Ne ikje e siper ne drejtim te fshatit Bogdan shtetasi Altin Dardha ka flakur pantallonat e tij blu xhins ku ndodhej nje pasaporte me fotografine e tij por ne emer te Ilia Pandos leshuar nga Komisariati i Policise Sarande. Ndaj super te kerkuarit Dardha eshte vendosur pushimi i hetimeve pasi rezulton se eshte vrare dhe djegur trupi i tij disa dite pas kesaj ngjarje ne qytetin e Janines ne Greqi.





DNIMI PR



Vrasjes me paramendim te shtetasit Burhan Tomorri

Vrasjes me dashje te shtetasit AbdurramanTomorri

Vrasjes me dashje te shtetasit Kastriot Bejko

Vrasjes me dashje te shtetasit Behar Eskiu

Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative te shtetasit Ramadan Eskiu

Vrasjes me dashje e mbetur ne tentative te shtetasit Vlash Shkurti

Prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve luftarake