Ish-mbreti i repit, Marion “Suge” Knight, është shpallur fajtor për vrasje dhe do të duhet të vuajë dënimin me 28 vjet burg. Tre vjet më parë, pas një grindjeje, ai kishte goditur një burrë me një furgon, duke e vrarë atë. Në fillim të viteve ’90, Knight, themeloi Death Roë Records së bashku me legjendën e hip-hopit, Dr.Dre, duke prodhuar artistë si Snoop Dog dhe Tupac Shakur.


Marrëveshja e arritur me gjykatën, e bërë publike në sallën e gjyqit në Los Anxheles, mbërriti disa ditë pas fillimit të gjykimit për vrasjen e 55-vjeçarit, Terry Carter, i shtypur me makinë jashtë një restoranti në Los Anxheles në vitin 2015 pas një mosmarrëveshjeje rreth filmit “Straight Outta Compton”, një film mbi historinë e grupit pionier rep NËA, në të cilën Dr.Dre ishte pjesë.


Prokuroria pretendoi se Knight ishte i mërzitur që nuk ishte paguar për praninë e karakterit të tij në film (prodhuar nga vetë Dre). Knight u arrestua me akuzën për vrasje, vrasje në tentativë dhe krim të rrugës, pasi ai kishte goditur Carter dhe një burrë tjetër në një parking fast fond-i në lagjen e zezakëve të Compton.


Avokatët e prodhuesit të muzikës, pretenduan se ai nuk kishte ndërmend të synonte viktimat, një prej të cilëve mbijetoi dhe po përpiqej të largohej pas një sulmi me armë zjarri.


Knight nuk është i ri për problemet me drejtësinë: në vitin 1996 ai shkel lirinë e kushtëzuar, duke rrahur një rival në Las Vegas. Në 2003-in, ai bëri dhjetë muaj burgim pas një grindjeje në një klub nate të Hollivudit.


 







21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)