Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të Facebook-ut një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit pohon se banda e Ballës është arrestuar me drogë në Maqedoni.


Sipas qytetarit dixhital, ngjarja në fjalë ka ndodhur një javë më parë, ndërsa pohon se në prangat e policisë maqedonase kanë rënë 4 shtetas nga Librazhdi. Në këtë linjë qytetari shkruan se ata janë miq të ngushtë të deputetit të PS-së, Taulant Balla.


Denoncimi tek Berisha


Arrestohet për trafik droge banda e Ballës në Maqedoni!


Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb


Doktor ju përshëndes!


Para një jave në Maqedoni janë arrestuar 4 shtetas nga Librazhdi për trafik droge (hashash) në Maqedoni.


Janë miq të ngushtë të Taulant Ballës.


Madje Artur Balla qe e thërrasin Tukja është kryesori dhe ka qenë pjesë e shtabit elektoral të Taulantit në fushatat e fundit.


11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)