Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një denoncim në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndërsa ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital.


Berisha ka akuzuar vëllain e ministrit të ri të Drejtësisë, Fatmir Xhafajt, se skafi me 1 ton drogë në Karaburun ishte i Agron Xhafajt. Sipas Berishës, policia hesht dhe ushtron terror të mos përmendet emri i vëllait të Fatmir Xhafajt.


MESAZHI I BERISHËS


Skafi me 1 ton droge ne Karaburun ishte i Agron Xhafes!


Oficeri dixhital denoncon:


Agron Xhafen, vellain e Fatmir Xhafes si


pronarin e skafit me 1 ton droge te kapur ne Karaburun


njeri nga skafistet u gjend i mbytur kurse tjeteri eshte zhdukur


policia hesht dhe ushtron terror te mos permendet vellacko Agroni! sb


Pershendetje zoti Berisha. Desha te ju informoj se ne policine e Vlores por edhe ne qytet te gjithe e dine se Skafi me 1 ton droge qe u gjet i braktisur ne Karaburun ka qene i Agron Xhafes, vellait te ministrit te brendshem. U gjet njeri nga skafistet i mbytur dhe nje tjeter eshte zhdukur dhe nuk dihet asgje per fatin e tij. Ne komisariatin e Vlores ushtrohet terror qe te mos permendet emri i vellait te ministrit Xhafa. Ju lutem beje publike, me respekt..