Mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Damian Gjiknuri.


Me përfundimin e procesit të auditit të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar mbi rregullshmërinë e ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan, nga Ministria  e Infrastrukturës dhe Energjisë , ku rezultuan një sërë shkeljesh, vetë ministri Damian Gjiknuri denoncoi superskandalin.


Mësohet se dëmi ekonomik llogaritet në vlerën 53,983,340 USD. Sakaq, është konstatuar edhe një shkelje e disiplinës financiare në vlerën 16,117,926 USD nga nënshkrimi i amendamenteve të kontratës pa burime financimi.


Deri më tani janë arrestuar me vendim gjykate ish-Drejtori i Përgjithshëm i rrugëve, Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e njësisë së menaxhimit të projekteve, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.


Ndërkohë më herët tek Krimet e Rënda kanë dhënë dëshmitë e tyre ish-ministri Sokol Dervishaj edhe ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto.