Johnny Depp dhe Vanessa Paradis me ne fund kane vendosur ta kurorezojne ne altar dashurine e tyre disavjecare.

Aktori amerikan dhe kengetarja franceze do martohen ne muajin prill pas 10 vitesh bashkejetese nga ku kane lindur edhe dy femijet Lily-Rose e Jack. Ceremonia martesore do zhvillohet ne vilen e tyre luksoze ne France, ku do te marrin pjese shume pak persona.

“Kane nje kishe te vogel private dhe nuk eshte nje surprize qe ceremonia do te zhvillohet ne shtepine e tyre”, ka thene nje mik i ciftit. Muajin e shkuar, Deep e perjashtoi mundesine e marteses pasi u fotografua duke blere nje unaze martese, por duket se gjithcka ishte e genjeshtert, pasi ai tashme ai i ka bere propozimin e jetes shoqes se tij.

Ne dasem do marrin pjese rreth 50 te ftuar, ndersa deshmitar mendohet te jete regjisori dhe miku i Depp, Tim Burton. Nje tjeter personazh i rendesishem ne ceremonine e marteses do te jete edhe anetari i grupit Rolling Stones, Keith Richards.