Pas tetë vitesh u rikthyen në pushtet. Në qeverinë e tyre socialistët do ta kenë për herë të parë postin e ministrit dhe të kryeministrit.



Asnjë prej atyre që quhen garda e vjeter Rama nuk ka preferuar t’i ketë në tryezën e këshillit të ministrave, ose vete ata nuk kanë pranuar të lënë mandatin e deputetit, se mund të jenë ndjerë më të rrezikuar.



Ndër 5 ministrat e LSI-së tre prej tyre, Haxhinasto, Panariti dhe Naço kanë qenë ministra edhe në qeverinë Berisha. Ndryshimet e mandatit të ri për ta janë postet e reja ministrore dhe heqja dorë nga të qenit deputetë.



Në përbërjen e kabinetit qeveritar 16 deputetë kanë lënë mandatin e deputetit, 12 janë të Partisë Socialiste dhe 4 të LSI-së, ndër to 6 janë femra.



Lëvizja që imponon kodi zgjedhor është zhvendosja e listave të kandidatëve për deputetë.

Qarku më i madh në ndryshime është Tirana.



Largimi i Sajmir Tahirit nga Kuvendi në qeveri, rikthen deputet Dashamir Pezën. Ditmir Bushati do të udhëheqë diplomacinë shqiptare, duke i lënë vendin në Kuvend Ervin Bushatit. Milena Harito nuk do ta shijojë asnjë ditë qëndrimin në ulësen e ligjvënëses, kalimi direkt në ekzekutiv, çon Ledi Shamkun sërish në Kuvend.

Lindita Nikolli gjithashtu kalon nga qeverisja vendore në qeverisjen qendroe si ministre Arsimi, duke I hapur rrugën e deputetes Blerina Gjylametit. Klajda Gjosha e LSI-së do të zëvendësohet me Kejdi Mehmetajn e cila do të jetë edhe deputetja më e re e Parlamentit.



Nga qarku i Durrësit Ilir Beqja zëvendësohet me Shkelqim Troplinin,kurse Lefter Koka me Bujar Dervenin.



Damian Gjiknuri i qarkut të Elbasanit i lëshon vendin në parlament Arben Kamamit, kurse pas Edmond Haxhinastos vjen Bujar Kllogjeri nga LSI.



Në Gjirokastër me largimin e dy deputetëve që kryesojnë listën në këtë qark Arben Ahmetaj dhe Erion Veliajt përfitojnë Vladimir Kosta dhe Dashamir Kamberi.



Në qarkun e Fierit Aurel Xhindi rikthehet në Parlament pas largimit të Ilirjan Celibashit drejt ekzekutivit. Kurse në vend të Eglantina Gjermenit vjen Adelina Rista.



Nga Qarku i Lezhës Mimi Kodheli merret me mbrojtjen e vendit, kurse punën e deputetës ia lë Mejreme Delishit.

Ministri i ardhshëm i Financave Shkëlqim Cani ia lë vendin Hasan Cenit nga qarku i Dibrës.

Nasip Naço i LSI pasohet nga Selfo Kapllani si deputet i Beratit. Nga lista e qarkut të Vlorës nuk ka asnjë ministër, por është kryeministri Rama i cili nëse do të ndiqte të njëjtin rregull të heqjes dorë nga mandati i deputetit, përfituesi direkt do të ishte Edmond Leka.

Ministra nuk ka as nga Korça, por vjen numri dy i qeverisjes qendrore Niko Peleshi, i cili u hap rrugën zgjedhjeve të pjesshme vendore për kreun e Bashkisë së Korcës.

Pervec LSI, të cilën Rama nuk resht së cilësuari aleat strategjik, asnjë prej partive të tjera të Aleancës për Shqipërinë Europiane nuk përfaqësohet në nivel ministri në qeverinë e re. Aas ata që kanë plotësuar kushtet e marrëveshjes së firmosur para zgjedhjeve të 23 qershorit.