Deputetët u përfshinë dje në një sherr kostumesh teksa diskutonin projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Mazhoranca dhe opozita u përplasën dje në debate të ashpra gjatë mbledhjes së djeshme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ku po diskutoheshin koncesionet dhe ndikimi i tyre në buxhet. Replikat mes dy deputetëve socialistit Erion Braçe dhe demokratit Agron Shehaj, ndodhen gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave Arben Ahmetaj. Deputetët e opozitës braktisën debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.


Ky i fundit i tërhoqi vëmendjen Braçes se rroga që merr nuk justifikon shpenzimet e tij, duke filluar nga kostumi që kishte veshur dhe deri te syzet. Kaq mjaftoi që Braçe ti tregonte jo vetëm faturën e kostumit, por edhe tia rekomandonte rrobaqepësin shkodran zotit Shehaj që të qepte dhe ai një kostum 300 mijë lekë të vjetra dhe jo 1500 euro sa e kishte. Tensionet u rritën kur Shehaj tha se 300 mijë lekë janë më shumë se rroga mesatare në Shqipëri. Deputeti socialist i tha biznesmenit se aq është rroga që ai paguan  punëtorët e tij, që sipas tij i trajton si skllevër.


Deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe ti tregonte edhe kanotierën. Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër. Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpë-rthente duke i kërkuar Bra-çes të tërhiqte pas akuzat, sipas tij. Nuk keni punuar një ditë dhe guxoni ti quani bashkëpunëtorët e mi sklle-vër. Turp!,- deklaroi deputeti demokrat Agron Shehaj. Në këtë moment deputetët e opozitës u larguan në shenjë proteste nga mbledhja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë. Të të vijë turp!,-tha z.Shehaj i cili largohet së bashku me kolegët opozitarë në mënyrë demonstrative nga salla e komisionit.


Debati i plotë në mbledhjen e djeshme në Komisionin e Ekonomisë


 


Erjon Braçe: E kam dëgjuar vazhdimisht gjatë kësaj javës së fundit, e dëgjova dhe në parlament javën që shkoi, këtë këngën që paratë e drogës dhe hashashit do të hyjnë në ekonomi përmes PPP. Shikoni, do të keni Guvernatorin e BSH-së jo më larg se ditën e mërkurë këtu dhe normalisht besoj se do tu shpjegojë edhe ai nëse ju do të keni interes sesi funksionon qarkullimi i parasë përmes kontratave publike, për të kuptuar që ajo që thotë veçanërisht kryetari i opozitës jo vetëm që nuk ka lidhje me mënyrën sesi funksionon ky shtet, por nuk ka lidhje me asnjë lloj parimi tjetër. Mbase unë jam gabim, jam mësuar që të jem sipër tavolinës dhe çdo gjë e kam në dritë të diellit ligjore, transparente dhe të pastër. Mbase ai është mësuar të rrijë këtu poshtë me kanalet e zeza dhe e di shumë mirë sesi funksionon në kanale të zeza. Unë nuk e di këtë pjesë, mbase ai e di këtë pjesë.


Agron Shehaj: Ministri trafikonte drogë, ishte transparencë kjo?


Erjon Braçe: Ta mbaroj unë njëherë, nuk të ndërhyra. Mos u prek shumë, përmende Edi Ramën sa të duash, nuk prekem fare. Tani mos u prek se më keni ringjallur atë kohën e para viteve 90 ku po të përflisje shokun Ramiz dhe shokun Enver çoheshin gjithë vullnetarët në këmbë. Tani ulu lutem.


Agron Shehaj: Tani nga kushdo mund ta pres këtë gjë, por nga një gazetar i Zërit të Popullit nuk e prisja që të thoshte


Erjon Braçe: Shiko, ky gazetari i Zërit të Popullit është kursyer shumë gjithë jetën që të mos e vërë surratin e tij nëpër trotuare. Që të jemi të qartë. Dhe ky gazetari i Zërit të Popullit ka jetuar gjithë jetën e vet me rrogë dhe jo me para për të financuar gruan e ish-kryetarit. Dakord. Kaq, boll tani!


Agron Shehaj: Me rrogën që merrni ju, zoti kryetar, as atë kostum që keni veshur nuk e justifikoni dot. Ato syze që keni nuk i justifikoni dot. Dakord. As atë makinë, as ato pushime.


Erjon Braçe: Ky kostumi im bën vetëm 300 mijë lekë të vjetër dhe po të duash ti që e ke kostumin 1500 euro të marr unë dhe të çoj tek ai që e qep unë. Është një djalë flori, djalë vendi nga Shkodra që mund të të qep një kostum si puna e këtij që kushton vetëm 300 mijë lekë të vjetra.


Agron Shehaj: 300 mijë lekë të vjetra është më e lartë se rroga mesatare e Shqipërisë, jo vetëm.


Erjon Braçe: Është sa paga minimale që ti u paguan atyre punëtorëve që i përdor si skllevër në biznesin tënd, dakord. Atyre të rinjve që ti i përdor si skllevër në biznesin tënd. Dhe mos e zgjat më se ka dhe më.


Agron Shehaj: Këto janë budallallëqe.


Erjon Braçe: Po thosha, zoti Ministër, që kjo historia e parave të hashashit që hyn në kontrata publike duhet pasur në vëmendje të jashtëzakonshme qoftë nga pikëpamja teknike, qoftë nga pikëpamja shkencore, qoftë dhe nga pikëpamja praktike. Tani të vijmë tek pjesa që çdo kontratë koncesionari nuk është borxhi zonjë, nuk mund të përthyhet menjëherë automatikisht në borxh të ri. Fjala bie, kontrata e koncesionit të markimit të karburanteve nuk është borxh për buxhetin e shtetit, por është taksë e drejtpërdrejtë për qytetarin. Fjala bie, kontrolloi bazë mjekësor ofrohej në sektorin publik, pra ofrohej në shtet dhe ofrohej me 5200 lekë të reja për individ dhe në krahun tjetër as 10% e popullsisë së vendit nuk hynte dot në atë shërbim. Dhe po ua them shqip, në kohën tuaj, në kohën tonë apo në çdo kohë që të doni kanë qenë mizerabël. Mizerabël. Të paktën unë që i kam provuar personalisht vetë, spitalet publike në Shqipëri kanë qenë mizerabël. Shqip. Do të përmirësohet apo jo shërbimi? Po. Ky është detyrimi i ministrisë përgjegjëse që ka lidhur atë kontratë dhe e ka detyrim të përhershëm të shkojë dhe të monitorojë sesi është përmirësuar shërbimi apo cilësia e këtyre shërbimeve atje ku ofrohen sot. Xhaketa ime është kjo, shikojeni ju xhaketën time. Tregojua një çikë xhaketën tënde këtyre.


Agron Shehaj: Ti ke pirë sot. Unë justifikoj çdo


Erjon Braçe: Boll tani se nuk ka nerva më.


Agron Shehaj: Më falni çfarë jeni ju këtu? I quajtët bashkëpunëtorët e mi skllevër. Mund të përgjigjem. Një person që nuk ka punuar kurrë në jetën e vet. Nuk keni punuar një ditë.


Erjon Braçe: Kam punuar si kalë.


Agron Shehaj: Nuk keni punuar një ditë dhe guxoni ti quani bashkëpunëtorët e mi skllevër. Turp.


Erjon Braçe: Po skllevër. Turp të të vijë për 300 mijë lekë të vjetra rrogë. Si këta kam punuar unë, shikoji një çikë këta.


Agron Shehaj: Të të vijë turp (largohet së bashku me kolegët opozitarë në mënyrë demonstrative nga salla e komisionit).


Erjon Braçe: Këtë punë që kanë bërë këta kam bërë unë, nuk kam bërë punën tënde.


Arben Ahmetaj: Pyete për mandatin, për mandatin.


Erjon Braçe: E ka shumë të shtrenjtë dhe mandatin.


Arben Ahmetaj: Ka lënë brinjët te mandati.


Erjon Braçe: Jo thjesht mandatin, por edhe kjo fushata që e shikoni nëpër rrugët e Tiranës është vazhdim i lënies së brinjëve lart e poshtë.


Arben Ahmetaj: Është edhe në konflikt me ligjin se tani është deputet dhe nuk mund të jetë administrator. Mbase nuk e kupton.


GSH.al