Një ditë pas aksidentit ku humbi jetën 54 vjeçari, deputeti Aqif Rakipi thotë se e vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur, ndërsa nuk shqetësohet për akuzat politike që i bëjnë.


E vetmja keqardhje dhe dhimbje është për jetën e humbur. Nuk shqetësohem për akuzat e ulëta politike, aq më tepër kur bëhet fjalë për një jetë të humbur që dikush kujtohet të bëjë politikë edhe në fatkeqësi. Nuk dua fare ti komentoj tani këto, jam i hidhëruar për atë që ndodhi.


Ai thotë se nuk ka ecur me shpejtësi por se makina ishte dëmtuar se ishte përpjekur të manovrojë.


“Nuk kam qenë duke ecur shumë shpejt, makina është dëmtuar se jam përpjekur të manovroj. Viktima ka kaluar në fraksion sekondi dhe nuk kam asgjë për të sqaruar sepse nuk kam bërë asnjë përpjekje të përdor pozicionin tim si deputet” 


Policia dhe prokuroria kanë aty provat dhe ata vendosin se si ka qenë ngjarja. As nuk dua të ndikoj në këtë proces, ata të japin vendimin e tyre.


E vetmja keqardhje është për jetën e humbur dhe nuk ia uroj askujt ti ndodhë një aksident i tillë. Janë disa gjëra në jetë që nuk varen prej vullnetit tonë, ka thënë deputeti i PDIU Aqif Rakipi për gazetaren Mira Kazhani postuar në  Tiranapost.al.


Deputeti do hetohet i lire –Aksidenti me pasojë vdekjen e 54-vjeçarit Seit Sorra ndodhi rreth orës 04:50 të mëngjesit të së shtunës në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Kthesës së Kamzës.


s një verifikimit të të dhënave, deputeti i PDIU është lënë i lirë nga prokuroria, kjo pasi rezulton se ai nuk kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Po ashtu mësohet se ka qenë këmbësori ai që ka dalë në mënyrë të papritur përpara mjetit duke e bërë të pamundur shmangien e aksidentit.


Ndaj në këto rrethana, Prokurori duke u mbështetur në të dhënat e ekspertëve vendosi hetim në gjendje të lirë ndaj Aqif Rakipit.



 


/Oranews.tv/ 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter