Moti i keq ka rrezikuar mbytjen e një anijeje me vela në Karaburun ku ndodhej deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu. Ai udhëtonte së bashku me tre turistë italiane. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë së qarkut Vlorë të cilët thanë se ndihma është kërkuar nga vetë deputeti Tritan Shehu. Në ndihmë kanë shkuar edhe forca ushtarake të marinës italiane Guardia Di Financa

Tritan Shehu deklaroi se një tufan ka përfshirë zonën pas gadishullit Karaburun, ku ata kishin shkuar për të kaluar disa orë fundjave pushimi.

Në një moment, anija me vela i është dorëzuar dallgëve të forta që krijoi tufani, duke rrezikuar shumë përmbytjen e saj.

Pas dy orë kërkimesh është bërë e mundur gjetja e anijes dhe sjellja e saj prane portit të jahteve në Vlorë