Referuar një shkrimi të Monitor.al, ku thuhet se çmimi i zarzavateve është rritur me 37% gjatë muajit janar, deputeti i LSI Përparim Spahiu, gjatë një postimi në Facebook shkruan se fajtore për këtë situatë është qeveria. Spahiu thotë se qeveria shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojnë aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqësor, i cili konkurrohet keqas nga importet.


Ashtu si në çdo sektor dhe sa i takon fshatit, qeveria ndjek te njëjtën strategji, propagandën. Projekton dhe shpenzon para pa fund për projekte që nuk ndihmojnë aspak prodhimin në vend, sidomos atë bujqësor, i cili konkurrohet keqas nga importet.


Asnjë politikë subvencionuese, orientuese apo mbrojtëse për bujkun shqiptar, ashtu siç nuk ka asnjë politikë mbrojtëse për çdo lloj industrie prodhuese tjetër në vend.


E gjitha politikë e lidhur me bizneset apo oligarkinë e importeve, që çon në më pak prodhim në vend, e për pasojë, kosto më të larta për konsumatorin shqiptar, shkruan Spahiu.


Shkrimi i plotë i Monitorit


Gazeta Shqip