Ish-deputetja dhe njëherazi ish-ministrja e Jashtme në qeverinë Nano, Arta Dade e ftuar në emisionin  5 pyetjet nga Babaramo  deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet për ti hapur rrugën një tjetër qeverie të PS-së.


I menjëhershëm ishte reagimi i Kryetares së Partisë Socialiste për Tiranën, Blerina Gjylameti, e cila teksa e falënderon për kontributin ndër vite, thotë se këto sulme kanë filluar që në momentin që Arta Dade nuk është më deputete.


Sipas Gjylametit “mllefi ndaj Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij”.


E dashur Arta! Respekt e mirënjohje për çfarë ke dhënë ndër vite për PS dhe keqardhje për çfarë deklaron kundër PS qyshse nuk je më deputete. Do thuash ti skam folur për PS po për Edi Ramën! Kështu flasin edhe kundërshtarët e PS që nga Saliu e deri tek Mona


Unë e shumë kolegë të mitë e dimë që ti ske qenë e sdo të jesh kurrë si ata, prandaj përmbahu Arta, sepse mllefi ndaj Edi Ramës nuk është këshilltar i mirë dhe PS sot është në qeveri e vetme në radhë të parë për meritë të tij”, shkruan Gjylameti në llogarinë e saj zyrtare në Facebook.



Gazeta Shqip