deputetjaDeputetja e Partisë Socialiste Esmeralda Shkjau, ka publikuar një fotografi në rrjetete sociale, ku ajo shihet në shoqërinë e disa vajzave bukuroshe ndër më të njohurat e shoëbiz-it shqiptar.

Në fakt, të pranishme dallohen motrat Marina dhe Luana Vjollca, si dhe prezantuesja televizive Floriana Garo.

Fotoja ka të bëjë me një nismë të një muaji më parë të deputetetes për të mbledhur fonde për fëmijët në nevojë.

"Falenderime te perzemerta per keto vajza dhe zonja te nderuara, qe me zemergjeresine e tyre gjejne kohe te bashkohen ne Evente Bamiresie per njerez ne nevoje!" - shkruan Shkjau.