Në kuadër të protestave të paralajmëruara nga Partia Socialiste, disa dhjetra banorë të fshatit Pezë protestuan sot paradite te lapidari i njohur pranë rrugës nacionale Tiranë-Durrës.

Në praninë edhe të deputetit socialist Dashamir Peza, ata kërkuan një furnizim më të rregullt me ujë dhe rregullimin e rrugës hyrëse për në fshat. Oratorët e ndryshëm që e morën fjalën, akuzuan kryeministrin për neglizhencë kundrejt tyre.

Nje protestë të cilës iu bashkua deputeti socialist Damian Gjiknuri, ishte ajo në fshatin Kukur të Gramshit. Banorët e këtij fshati që protestojnë kundër rrëshqitjeve të tokës, thonë se ndonëse flenë në cadra prej muajsh, askush nuk kujtohet për ta. Ndersa ne oren 6 te pasdites, perfaqesues te Partise Socialiste dhe banore te njesise bashkiake nr.8 ne zonen e Bregut te Lumit kane protestuar per mungesen e nje shkolle 9 vjecare dhe te mesme ne kete zone.

Sipas deputetit socialist Eduard Shalsi, qeveria ka dhene per privatizim sheshin e parashikuar per ndertimin e shkolles nga ana e bashkise e cila kishte akorduar dhe fondin per ndertimin e saj. Figura të Partisë Socialiste kanë thëtë ditët e fundit se cdokush në Shqipëri sot ka arsye për të protestuar kundër qeverisë.