Tirana-Partizani do të përballen në sfidën e 126-të historike midis tyre dhe të dytën sezonale, por as tekniku Mirel Josa (Tirana) dhe as Neptun Bajko (Partizani) nuk do të jenë në pankinë. Në vend të tyre do të jenë: Shkëlqim Muca dhe Hasan Lika. Kur dy ekipet u ndeshën për herë të parë midis tyre (java e 5-të), Partizani kishte dy pikë më shumë: 10-8, ndërsa përpara takimit të kësaj së diele, diferenca "+" tashmë flet për Tiranën: 31 Tirana-26 Partizani. Në 11 javë Tirana ka rikuperuar 7 pikë kundrejt Partizanit. Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe trajneri i Rapidit të Vienës, Peter Pakult, që do të ndjekë në aksion sulmuesin Hamdi Salihi. Takimi do të luhet në dritën e projektorëve të stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa" në orën 17:30.
Tirana – Partizani
S.Cekaj, D.Koreshi, A.Pregja
Faza e parë: 2-0
Bilanci midis ekipeve
125 ndeshje: 51 fitore Partizani, 36 barazime dhe 37 fitore e Tirana. Golat: 183-143
Dhjetë ndeshjet e fundit
30.09.2006 Partizani-Tirana 0 – 2 (Kampionat)
13.05.2006 Partizani-Tirana 2 – 2 (Kampionat)
29.03.2006 Tirana-Partizani 1 – 1 (Kupë)
19.03.2006 Tirana-Partizani 1 – 0 (Kampionat)
15.03.2006 Partizani-Tirana 2 – 3 (Kupë)
22.12.2005 Partizani-Tirana 1 – 0 (Kampionat)
29.10.2005 Tirana-Partizani 1 – 0 (Kampionat)
30.10.2005 Tirana-Partizani 4 – 0 (Kampionat)
19.02.2005 Partizani-Tirana 0 – 1 (Kampionat)
11.12.2004 Tirana-Partizani 3 – 3 (Kampionat)