Policia ushtroi presion ndaj pedagogwve dhe studentëve 


 


Dëshmia publike e Përgjegjëses së Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Dorina Dervishaj


Përgjegjësja e Departamentit të së Drejtës Publike në Fakultetin e Drejtësisë, Dorina Dervishaj, me dëshminë e saj, ndriçon më tej të vërtetën e 17 janarit në kampusin universitar “Vitrina”. Ajo tregon se në ambjentet e Rektoratit u krijua shumë panik për shkak të zhurmës dhe presionit të ushtruar nga policët.  Në portën hyrëse disa civil i kanë kërkuar asaj  mjete identifikimi dhe sqarime mbi pozicionin e punës. 


Znj. Dervishaj, çfarë ndodhi në 17 janar në kampusin universitar “Vitrina”?


17 janari nisi si një ditë e zakonshme pune në Fakultetin e Drejtësisë. Kam qenë bashkë me disa kolgët e mi të stafit akademik, duke punuar mbi disa programe studimi, kur papritur dëgjojmë zhurma nëpër korridore dhe disa kolegë na thonë se në kampusin universitar kishin ardhur policë të shumtë. Dal në dritare dhe shoh që një numër shumë i madh policësh ishte shpërndarë në të gjitha ambjentet e kampusit, duke nisur që nga hyrja dhe duke vijuar në të gjitha hapsirat e tjera. Pashë që shumë persona u shoqëruan nga forcat e policisë, ishin kryesisht burra. Në ambjetet e rektoratit u krijua një gjendje paniku. Njerëzit ishin të shqetësuar sepse nuk po kuptonin se çfarë po ndodhte. Kolegët duke diskutuar me njeri-tjetrin, thonin që kishte patur një debat mes një studenti dhe një punonjësi përgjegjës për sigurinë në universitet. 


Çfarë patë apo dëgjuat në ambjentet e brendshme të kampusit? 


Më pas me disa kolege kemi zbritur nga Rektorati, për të shkuar tek bari. Gjatë kësaj kohe pashë që një grup policësh po debatonin me autoritetet e universitetit. Debati dukej i ndezur. Tonaliteti i zërit ishte i lartë. Qëndruam tek bari për rreth një orë. Pasi dolëm, pashë që forcat e policisë vazhdonin të qëndronin në Kampus.  Disa vijonin të diskutonin me autoritetet e universitetit. U futa në zyrë dhe u përpoqa që të vazhdojë punën, megjithwse ishte shumë e vështirë që të punoje. Gjërat vijonin të ishin të paqarta. Akoma nuk e kisha kuptuar se çfarë po ndodhte dhe pse kishin ardhur aq shumë policë në një institucion arsimor, duke ushtruar presion ndaj stafit dhe studentëve. 


Kur u larguat nga ambjentet e Kampusit?


Drejtoresha e Burimeve Njerëzore na komunikoi rreth orës 16:30-17:00, që mund të largoheshim nga ambjentet e punës. Kur mbërrita tek dalja e kampusit, disa civilë na kërkuan dokumente identifikimi dhe na kërkuan informacione mbi pozicionin tonë të punës në Universitetin “Vitrina”. Pas kësaj dola jashtë dhe u largova nga kampusi. Kjo ishte në vija të trasha ajo që ndodhi në 17 janar në kampusin universitar “Vitrina” edhe pse ajo që u la pas ishte një situatë tepër e rëndë dhe e shëmtuar. 


Si e përjetuat ju këtë ngjarje?


Paniku që u shkaktua ishte tejet i madh. Edhe tani që e kujtoj 17 janarin e rijetoj atë panik. Unë jam pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë dhe i mësoj studentëve të se  ligjet duhen respektuar. U mësoj studentëve të mi se këtu vijnë për të marrë dije dhe të ndjehen të sigurt sepse në punën tonë na karakterizon serioziteti. Këtu punon një staf i përzgjedhur, që ata ditë u ndje i kërcënuar dhe pa arsye. Ajo që la pas 17 janari është një ndjesi shumë e keqe, që do të doja ta harroja. Shpesoj që asnjë të mos e provojë këtë ndjesi, asnjë pedagog, asnjë student dhe asnjë institucion arsimor.