Sipas Dervishit, ky projekt i jep 10 kompetenca ministrit të Drejtësisë dhe asnjë kryetarit të Gjykatës së Lartë.
"Projektligji për administratën gjyqësore rëndon pozicionin e kreut të Gjykatës. Urojmë që shumica të marrë në konsideratë propozimet tona për draftin", u shpreh Dervishi.
Sipas tij, shumica duhet të presë propozimet e KLD-së, EURALIUs dhe Dhomës së Avokatisë për këtë projektligj të rëndësishëm.