Feçor Shehu gjate seancave gjyqesore


Lidhjen e Skënder Shehut me Silva Turdiun e mësova nga trajneri i Dinamos, Kreshnik Tartari, por nuk ia tregova Partisë. Mehmet Shehu më thirri që të bëja biografinë e familjes Turdiu për të bindur të birin të ndahej nga Silva. Në variantin e parë nuk rezultonte emri i Arshi Pipës. Më vonë dolën edhe të arratisur


Në pjesën e dëshmisë se Feçorr Shehut për fejesën e padëshiruar të djalit të Kryeministrit të vetvrarë në kushte të dyshimta, marrë nga libri i studiuesit Kastriot Dervishi “Kadri Hazbiu, krimet dhe vrasja e tij”, ish-ministri i Brendshëm sqaron rrethanat si është njohur me lidhjen e Turdiut me Skënder Shehun dhe bisedat që ka bërë me Mehemtin për të zbardhur biografinë e profesor Turdiut. Gjatë seancave në vijim ish-kreu I Sigurimit ka kundërshtuar akuzën e të vesë së Kryeministrit dhe Ali Çenos, ish-truprojës së Mehmetit, sipas të cilëve fejesën e padëshiruar e ka kurdisur ai për qëllime agjenturore. Teksa pohojnë faktin që Feçor Shehu e ka ditur para korrikut të vitit 1981 lidhjen e Turdiut me djalin e Mehmetit, dëshmitarët Koço Josifi, Sokol Koleka, Neshat Tozaj, Kristofor Mërtiro, Kadri Gojashi, Hodo Hodaj, Isa Halili, Bardhyl Çipi, Hasan Caslli, Dhimitër Bonata, Telat Agolli, Sulejman Osmani, Dalan Hajdari, Sefedin Jonuzi, Bajram Pelos Agim Çaushi, Dhori Dimroçi, Tasim Spahiu, Ilo Manushi e Isa Dervishi, sjellin të tjera prova që hedhin dritë mbi veprimtarinë armiqësore të ish-ministrit të Brendshëm dhe sjelljet e turpshme të tij me femrat. Duke iu rikthyer episodit të fejesës së padëshirueshme, Tahir Malo, i thirrur në proces si dëshmitar, pohonte se pas vetëvrasjes së Kryeministrit, Feçor Shehu ka urdhëruar goditjen  e Kreshnik Tartarit dhe Skënder Pogonit, si personat që kishin dashur të realizonin lidhjen e Skënder Shehut me sportisten e Dinamos. Çast tronditës për ish-ministrin e Brendshëm ka qënë ballafaqimi me dëshmitarët që pohonin takimin e tij me Mehmet Shehun dy net para se të vriste veten


Hetuesia ndaj Feçor Shehut

Feçor Shehu, ish-ministri i Punëve të Brendshme, filloi të pyetet më 25 mars 1982 nga hetuesit Piro Dautaj dhe Pelivan Luçi. Menjëherë përgjigjej se nuk pranonte se kishte bërë tradhti ndaj atdheut. Më 2 prill 1982, hetuesinë e vazhdon Raqi Iftica dhe Pëllumb Kapo. Pyetja shtrohej se çfarë dinte ai rreth fejesës së Silva Turdiut me Skënder Shehun. Ai pohonte se në korrik 1981 e kishte kërkuar Mehmet Shehu, duke e porositur të bënte biografinë e Silva Turdiut. Kësisoj, kishte marrë dosjen operative 2B të përpunimit të Qazim Turdiut, duke porositur punëtorin operativ Pandeli Pano të nxirrte anët negative të personit objekt ndjekjeje, duke porositur në fund që dosja të arkivohej. Pasi ia kishte dhënë biografinë, Mehmet Shehu në prani të Fiqretes e kishte pyetur nëse njihte një Pipa dhe një Aranitasi. Feçori i është përgjigjur se në dosjen e Qazimit (Turdiut, babait të Silvës-shënim) këta nuk përmendeshin fare. Qazimi ishte marrë 23 herë në kontroll operativ, por ndaj tij nuk dilnin materiale kundër pushtetit, se ai ishte dekoruar etj. Mehmeti i kishte bërë pyetjen se si do vepronte në rast fejese me Silvën me ato të dhëna. Feçori ishte përgjigjur se do vinte tek ai (Mehmeti) për ta pyetur. Në shtator 1981, Mehmeti e ka thirrur në shtëpi Feçorin, duke i shprehur se kishte gabuar rëndë me fejesën që kishte bërë. Mehmeti kërkoi një biografi të re për Qazimin për të bindur djalin të ndahet nga


Silva Turdiu


Silva. Feçori kishte ngarkuar Kadri Gojashin (drejtori i Drejtorisë së Parë) për të bërë një biografi më të plotë, por pa bërë bujë. Biografia e parë kishte qenë e mangët, pasi nuk ishin pasqyruar të plota të dhënat, si pasojë e dosjes së varfër në të dhëna, që kishte hartuar Sigurimi për Qazim Turdiun. Lidhjen midis Skënderit dhe Silvës, Feçori e kishte dëgjuar nga trajneri Kreshnik Tartari. Feçori e quante veten fajtor, se nuk kishte lajmëruar partinë për këtë çështje. Në lidhje me çështje të kaluara, atij nuk i kujtohej të ishte bërë biografi për fejesën e Marjetës me Bashkim Shehun. I pandehuri nuk dinte se si kishte ardhur me gjithë ato probleme në biografi Silva Tudrdiu në klubin Dinamo. Më parë, rreth viteve 19781979, Ali Çeno i kishte bërë një biografi për të quajturën Irena Papa, studente në Kamëz. Pyetjet ndaj Feçor Shehut vazhdojnë për çështjen e fejesës, duke krijuar edhe përsëritje, derisa arrihet në pyetjen se Hetuesia dispononte fakte, se i pandehuri ishte takuar me armikun Mehmet Shehu dy ditë përpara vetëvrasjes së tij. Feçori thotë se takimi i fundit ishte bërë kur ishte folur për kthimin e Gani Kodrës. Më 6 maj 1982, hetuesit Pelivan Luçi dhe Raqi Iftica i thonë Feçorit se dispononin prova, se ai e kishte ditur fejesën edhe para korrikut 1981. I habitur, Feçor Shehu përgjigjet duke thënë se nuk ishte e vërtetë. Në vijim, Feçori hedh poshtë dëshmitë  rreth vizitës së tij të fundit në shtëpinë e Mehmet Shehut. Më 29 maj 1983, Feçori i quan të gënjeshtërta deklarimet e Skënder Shehut. Tri ditë më vonë, Feçori njihet me deklarimet e Fiqrete Shehut, e cila akuzonte Feçorin si kurdisësin e fejesës së Skënderit me Silvën. I përgjigjem se fjalët e saj janë absolutisht të pavërteta. Hetuesia ndërpritet më 29 qershor 1982, kohë kur ai flet se si kishte tërhequr në bashkëpunim një prift në Shkodër para 18 vjetësh (të cilit i kishte vënë pseudonimin Tomori, por që kishte tradhtuar më vonë) dhe rifillon më 30 nëntor 1982, pak javë pasi ishte arrestuar Kadri Hazbiu. Pas kësaj, Feçori flet për marrëdhëniet midis Kadriut dhe Mehmetit, të cilat i karakterizon si të mira. Në vitin 1974, Feçori kishte qenë në Vjenë për kurim. Atje kishin kaluar për në Paris edhe Fiqrete Shehu, e shoqëruar nga Perlat Çaushi. Këtu Fiqretja i kishte thënë se Beqir Balluku ishte përjashtuar nga Partia dhe familja ishte internuar. Me tu kthyer, kishte pyetur Kadri Hazbiun, i cili ishte shprehur se Beqir Balluku kishte pikëpamje antiparti, por ende nuk kishte prova në kuptimin penal dhe, për këtë arsye, kishte nevojë përpunimi. Mehmet Shehu i kishte thirrur të dy, duke i kërkuar që teoria e rrëshqitjes të mos zinte shumë vend në akuzë. Më 1976, kur ishte larguar Rexhep Kolli me qarkullim, Kadri Hazbiu kishte dashur të vinte Mihallaq Ziçishti pasi kishte përvojë. Ky mendim ishte kundërshtuar, pasi Mihallaqi kishte vite që ishte larguar, duke krijuar shkëputje nga punët dhe dëshira e Kadriut binte në kundërshtim me porositë e partisë. Këto shënime i takojnë 16 dhjetorit 1982. Mbyllen hetimet dhe zëvendësohen hetuesit, në vend të Raqi Ifticës vjen Luan Bega. Gati dy muaj bëhej pushim. Siç duket, Hetuesia kërkonte reflektim. Hetimet rifillojnë më 22 shkurt 1983. Pyetet pse kishte heshtur për vrasjet pa gjyq. Përgjigjja që vjen ka të bëjë me një person në Kukës para 67 vjetësh (ishte bërë edhe një proces ku ishin dënuar autorët), si dhe për vrasje të shumë viteve më parë. Për dokumentet e paraqitura të ardhura nga jashtë për punë agjenturash, ai shprehej se nuk kishte dijeni. Për lokalin e Ambasadës franceze në Rrugën e Elbasanit, Feçori pohonte se nuk kishte mjete përgjimi, pasi godina ishte zënë herët nga francezët, pikërisht kur Sigurimi nuk kishte pajisje përgjuese. Kadri Hazbiu thoshte se kishte biseduar me sekretarin e KQ të PPSH-së, duke arritur në përfundimin se nuk ishin dakord të dendësonin aparatu