Në Gjykatën e Krimeve të Rënda po vijon dëshmia e Ylvi Beqajt. Ai deklaroi se edhe gjatë kohës që ka qenë në mbrojtje ishte kërcënuar dhe se dikush i kishte ofruar 7 milionë euro për të tërhequr padinë kundrejt Emiljano Shullazit.


“Dikush më ka kërkuar të tërhiqem nga denoncimi në emër të Shullazit. Më kanë ofruar 7 milion euro që të tërheq padinë kundrejt Shullazit” mësohet të ketë thënë Beqaj gjatë dëshmisë së tij, informon gazetarja e Ora News, Keti Banushi.


Ylvi Beqaj është personi që ka denoncuar në Prokurori se është kërcënuar dhe është gjobitur nga Emiljano Shullazi në lidhje me pronësinë e ish-hotel Vollgës në Durrës dhe një shumë prej 500 mijë eurosh.


Seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda nisi me debate mes Shullazit dhe Beqajt


Beqaj akuzon Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit se i kanë vënë disa herë gjobë dhe se e kanë kërcënuar me armë.


 


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter