Një vajzë 15 vjeçare u shpëtua nga një banor teksa po rrezikonte seriozisht jetën në liqenin e Kasharit në rrethinat e Tiranës, por vëllai i saj nuk ishte me fat. 12 vjeçari humbi jetën pasi u mbyt duke luajtur mbi liqenin e ngrirë nga akulli.


Një dëshmitar që u bë shkak të shpëtonte 15 vjeçaren nga mbytja, tha se kishte hedhur një litar duke shpëtuar vajzën, por për fat të keq nuk kishte mundur të shpëtonte vëllain e saj.


Isha këtu me gjithë vëllain tim. Ata kalamajtë po luanin këtu tek akulli. Edhe ra çuni. U fut goca për të nxjerrë vëllain. Aty tentova unë për ta nxjerrë. U futa pak në akull dhe i hodha litarin edhe e nxora, tha dëshmitari për Top Channel.


Ora News filmon momentin e nxjerrjes nga liqeni të trupit të 12-vjeçarit



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter