Banka Amerikane e Shqiperise rrezikohet nga piratet e kartave te bankomateve. Fal nje nderhyrjeje ne kohe te drejtuesve te bankes eshte shmangur nje nderhyrje ne financat e klienteve, pasi kater persona, qe jane shoqeruar dje nga policia e Tiranes, dyshohet se kane falsifikuar nje prej kartave te bankomateve te klienteve, duke vjedhur kodin dhe tentuar te vjedhin llogarine qe ishte derdhur. Kater dite me pare, drejtuesit e kesaj banke kane denocuar ne zyren e Krimit Ekonomiko-Financiar ngjarjen e ndodhur dhe kerkuan hetime. Burime zyrtare te policise konfirmuan ngjarjen dhe thane dje, per gazeten “KJ”, se kishin shoqeruar kater te dyshuar dhe po punohet per te zbuluar provat per te kryer ndalimin. Mesohet se ka qene kreu i Bankes Amerikane, qe krejt rastesisht gjate nje dreke ne Linze, do te degjonte disa prej klienteve aty prane qe bisedonin per nje tentative vjedhjeje te bankomatit nepermjet kartave te falsifikuara. Sipas te dhenave, gjate drekes ne kete kohe, ne tavolinen afer tyre ndodheshin kater persona, te cilet me pas do te ktheheshin ne te dyshuarit per tentative grabitjeje te bankes. Pas njoftimit, policia ka kryer hetimet e nevojshme, duke bere dhe shoqerimet e te dyshuarve. Policia nuk beri te ditur shumen qe do te terhiqej dhe emrat e autoreve, per shkak te hetimit qe ende nuk eshte mbyllur. Mesohet se eshte perdorur nje teknologji moderne dhe e sofistikuar per te kryer kete mision, qe ka deshtuar ne momentet e fundit.
A.C