Ka dështuar edhe ditën e djeshme seanca e radhës në ngarkim të Emiliano Shullazit dhe Ervin Ferhatit. Shkak për këtë shtyrje është bërë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të të pandehurve, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar narkotikesh. Seancën e djeshme pritej që Prokuroria e Krimeve të Rënda të paraqiste konkluzionet e saj përfundimtare lidhur me dënimin e dy të pandehurve. Shullazi dhe Ferhati janë dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda me nga 13 vite burg, por ishte Apeli ai që riktheu për gjykim këtë dosje për shkak të shkeljeve të konstatuara gjatë gjykimit të shkallë të parë. Ndërkohë që këtë herë, dy të pandehurit do të përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak se gjykata ka pranuar kërkesën e tyre për aplikimin e gjykimit të shkurtuar.

19 Dhjetor 2009