Gazeta Panorama, duke iu referuar burimeve të sigurta pranë maxhorancës raporton se kanë dështuar negociatat mes Berishës dhe Nard Ndokës për rikthimin e Partisë Demokristiane në koalicionin qeverisës. Në takimin mes të dyve, Berisha i ka ofruar partisë së Ndokës postin e zv.Ministrit të Brendshëm, por ai nuk e ka pranuar këtë post. Në vend të tij, Ndoka ka kërkuar që partisë së vet t’i jepet posti i Prefektit në një nga qarqet e vendit. Dhe kjo kërkesë nuk është pranuar nga Berisha.
Ndoka, dikur ministër i Shëndetësisë në kabinetin e Berishës, u largua në vitin 2008 nga e djathta dhe një vit më vonë doli në zgjedhje në koalicion me LZHK-në në Polin e Lirisë. Në ato zgjedhje Partia Demokristiane mori rreth 13 mijë vota. Ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale, në koalicion me PS-në ajo mori rreth 41 mija vota.
E.Zaloshnja
http://respublica.al/artikuj/2012/07/23/deshtuan-negociatat-berisha-ndoka