Ismet Vladi po punonte tokën dhe krismat e bënë kureshtar. Tre makina policie i ishin vënë në ndjekje një furgoni të bardhë. Dëshmitari mësoi më vonë se këta të fundit ishin grabitësit e Rinasit.


Këtu ishte furgoni i bardhë me shkrime anësore, policia ishte në kthesë me furgon, dera anësore e të cilit ishte hapur, sepse e kanë me shinë. Ka qenë luftë, gjuanin shumë persona, skanë qenë as një dhe as dy, tregon Ismet Vladi.


Ismeti tregon se makina e grabitësve, e braktisur kishte bllokuar rrugën, ndërsa njëri prej tyre gjuante me armë.


Të shtënat kanë zgjatur 3 minuta, pastaj spati më. Në fillim kallash, pastaj filluan me pistoleta, thotë më tej dëshmitari. Të njëjtën gjë konfirmon edhe fqinji i tij.


Ishte një breshëri zjarri, ndërsa më tej u ndal gjithçka. Se çfarë ka bërë më tej policia, se di, nuk kam dalë më në derë, tha Ilmi Nuka.


Në momentin që u vra ai personi pushuan edhe të shtënat, rrëfen Ismet Vladi.