Edhe pse mbeti mister për orë të tëra identiteti i viktimës së djeshme pas grabitjes në Rinas, kanë dalë në pah detaje të reja.


Pas më shumë se 24 orë nga ngjarja, News 24 zbardh detaje të reja në lidhje me të ndjerin Admir Murataj, i cili kishte kryer ndërhyrje në fytyrë, duke vështirësuar identifikimin e tij.


Murataj kishte kryer ndërhyrje në hundë dhe në mjekër, duke sjellë kështu ndryshime. Pamja e tij nuk përputhej me pamjet në foto që kishte policia.


Për këtë arsye, organet policore kanë kërkuar ndihmë pranë policisë greke, përgjigja e të cilëve ka mbërritur në orën 3 të mëngjesit të sotëm. Ishin mediat greke ato që zbuluan fillimisht identitetin e Muratajt.


Policia ka marrë në pyetje në komisariat edhe gruan e viktimës, çka solli konfirmimin e saktë të identitetit të tij.


I ndjeri ndodhet ende në morg dhe do të tërhiqet mëngjesin e së enjtes nga familjarët.