Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja  e rëndë në Kombinat, ku u gjetën pa jetë nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhet rëndë në spital.


Mësohet se dhe të bijat, Anisa dhe Blerta Josifi, ishin besimtare të një sekti fetar, dëshmitare të jehovait.


kombinat-vetflijimi-nene e bije copy


Dyshohet se ata e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.


Në trupin e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet që ata të jenë vetëvrarë nga konsumimi i helmit.


Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.


kombinat-veteflijimi nene e bije1 copy


Me një deklaratë për mediat, Policia bëri me dije se ka qenë vëllai i të ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e shtëpisë.


Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, paraprakisht dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar