MAQEDONI- Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i djeshëm, ku mes të plagosurve ishte edhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj. Sipas burimeve të policisë, shkak i aksidentit ka qenë prania e madhe e lagështirës në rrugë.


Burime nga policia maqedonase ndërkohë bëjnë me dije se në momentin e aksidentit, Arben Ahmetaj udhëtonte bashkë me 3 shtetas të tjerë, të gjinisë meshkuj, kur nga lagështira në rrugë ka ndodhur aksidenti.


Ahmetaj, por dhe udhëtarët e tjerë që ndodheshin në makinë me të, kanë marrë lëndime të lehta, pavarësisht se makina e tyre është përmbysur.