Edhe pse kanë mbetur edhe disa muaj nga fillimi zyrtar i shitjes së limuzinës së re të klasës së mesme nga Seat, i cili në fakt është Audi A4 i ridizajnuar nga gjenerata e kaluar, prodhuesi spanjoll ka vendosur të na mbajë me shpresë duke na ofruar edhe disa detaje shtesë. Së bashku me fotografitë e reja të automjetit i cili për herë të parë është paraqitur në panairin e automjeteve në Paris, “Seat” ka publikuar edhe pajisjet të cilat do të jenë në dispozicion në paketën bazë, e cila do t’i dedikohet Britanisë së Madhe. Kështu Exeo në paketën standarde do të jetë i pajisur me tempomat, taste shumë-funksionale në timon, pajisjen dy-zonale të aklimatizimit, lidhjen USB dhe rrota alumini. Qëllimi i “Seat Exeo” është të radhitet në majë të klasifikimit të automjeteve më të paguara sa i përket shumës së investimit dhe përfitimit nga ai. Spanjollët megjithatë, tani për tani, nuk flasin për çmimin e automjetit. Exeo i ri do të duhej të paraqitej për shitej në pranverën e vitit të ardhshëm.
“Citroen”, me automjetin më të lirë për tregjet në zhvillim
Në përpjekje për të përcjellë qasjen e konkurrentit Renault, i cili ka bërë punë të shkëlqyeshme me Dacian rumune, nga Citroen (i cili së bashku me Peugeot përbëjnë grupimin PSA) ka ardhur paralajmërimi se edhe vetë së shpejti planifikojnë të paraqesin një automjet të lirë për tregjet në zhvillim. Automjeti, për të cilin nga Citroen tani për tani vetëm thonë se do të jetë i tipit limuzinë, do të prodhohej në Turqi apo Poloni dhe do të shitej në tregjet e Europës Lindore, ruse, turke dhe në Afrikën Veriore.
Automjeti do të bartë logon e Citroenit dhe të Peugeot-it dhe varësisht nga suksesi, francezët do ta ofronin edhe në tregun kinez dhe atë amerikano-jugor. Pa marrë parasysh suksesin, automjeti i lirë nga grupimi PSA nuk do ta shohim në rajonin e Ballkanit Perëndimor ku jetojmë ne.
Samsung plotëson ofertën e MP3 player-ve
Gjatë panairit të sivjetshëm KES 2008 (Korea Electronic Show) i cili u mbajt nga data 14 deri më 17 tetor në qytetin jugkorean Goyang, Samsung i shfaqui publikut modelin e tij të ri të audio player-ir “Diamond Sound Q1” apo me emërtim tjetër jo edhe aq të përshtatshëm “Yp-Q1”. Pajisja ka audio engine DNSe 3.0 të re e cila thuhet se do të duhej që pronarëve të saj t’u ofrojë përjetim kualitativ të audio materialeve. Është në gjendje edhe të ripërpunojë audio formatet MP3, ËMA, OGG e FLAC, video formatet WMV e MPEG4 si dhe formatet e fotografive JPG, BMP, GIF e PNG. Yp-Q1 ka pranues të integruar të radiovalëve FM, derisa bateria e integruar do të duhej të mundësonte deri në 30 orë përpunimi të audio materialeve. Samsung Diamond Sound Q1 mund të blihet me kapacitete prej 4.8 e 16 GB, ai mund të blihet me çmimet 85, 115 ose 160 dollarë.