Të tjera detaje të rënda janë zbuluar nga ngjarja në Kombinat, ku u gjetën të pajeta nëna me të bijën, Zhaneta dhe Anisa Josifi, ndërsa vajza tjetër, Blerta Josifi, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.


Mësohet se 30-vjeçarja Anisa Josifi është gjetur gjysmë e dekompozuar, ndërsa dyshohet se ka vdekur disa ditë më parë.


kombinat-veteflijimi


Trupi i saj u gjet në një krevat në banesë, i mbuluar me jorgan dhe batanije.


Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj , tha se ishte konstatuar se e ëma me të bijat kishin disa ditë pa ngrënë dhe se ishin gjetur po ashtu edhe shënime të ndryshme me përmbajtje fetare.


“Në një ambient tjetër në krevat është gjetur e mbuluar me batanije dhe jorgan vajza tjetër 33 vjeçare e cila është pa shenja jete.


U krijua grupi hetimor me dy ekspertë mjekoligjor dhe po kryhen veprime në vendngjarje. Paraprakisht, dy viktimat nuk kanë shenja dhune, por mendohet se mund të jenë vetëflijuar. Grupi hetimor po vazhdon hetimet. Menjëherë do të njoftojmë konkluzionet.


Ju thashë që mendohet për një vetëflijim. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Do të bëhet ekspertimi


Të dy vajzat kanë qenë të arsimuara dhe kanë mbaruar shkollën e lartë. Ka shenja të mos ushqyerjes ditët e fundit. Do të dalim me një konkluzion përfundimtar ditët në vijim”, tha ai.