Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka deklaruar se presidenti Ilir Meta ka lëshuar autorizimin e kërkuar për paktin detar me Greqinë.


Bushati theksoi se bisedimet me Greqinë nuk kanë përfunduar akoma, duke panuar se ka një marrëveshje paraprake për kufizimin e zonave detare.


Presidenti i Republikës ka lëshuar një autorim për ministrin e Jashtëm, kam përgatitur aktin e plotfuqisë tek delegacioni shtetëror që përfaqëson mendimet e Republikës së Shqipërisë.


Ministri tha se është normale që brenda grupit negociator të ketë diskutime mbi çështjen, :pasi ka opsione të ndryshme, por në tryezën e bisedimeve, Shqipëria flet në një zë siç ia imponon ligji.


Sa i takon akuzave të opozitës se po qeveria po i fal detin dhe naftën Greqisë, Bushati ka nënvizuar: Ka ndryshime nga ato që thotë PD, që flet për km katrorë det, naftë e përfshirje të çështjes çame, dhe është e qartë se ka një tentativë të orkestruar për ta mbajtur këtë marëdhënie në tension, por e kam thënë se ne jemi të vendosur për ta çuar para këtë agjendë me Greqinë. Ne kemi një plus në raport me Greqinë, që kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ne i kemi qëndruar me besnikëri këti qëndrimi, i cili është si një linjë e kuqe për ne. Greqia nuk është në luftë me ne dhe as ne skemi humbur asnjë luftë me Greqinë. E ka thënë edhe qeveria greke edhe KE, i vetmi që se ka kuptuar këtë proces është Sali Berisha. Të gjitha aktet janë detyruese. Negociatat nuk kanë mbaruar, jemi në proces bisedimesh, brenda dy javësh nuk e them dot, por është proces që do kërkojë kohën e vet, – shpjegoi Bushati.


18 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)