Tre shtetas nga qarku i Korçës janë arrestuar nga policia kufitare duke transportuar në mënyrë të paligjshme nga shteti greke 82 krerë bagëti.


Operacioni i koduar Matrikulli, çoi në pranga shtetasit Avdyl Spaho, 51 vjeç, të birin e tij, Klaudjo Spaho, 24 vjeç nga Bilishti, si dhe Martin Dulo, 30 vjeç, banues në fshatin Rakickë-Devoll.


Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, si edhe falë mirë koordinimit të veprimeve nga strukturat e Policisë Kufitare në bashkëpunim me Policinë e Qarkut, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë në drejtim të piramidës nr 13 mbi fshatin Rakickë-Devoll,  duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme dhe kontrabanduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, 82 (tetëdhjetë e dy)  krerë bagëti të imëta, të cilat dyshohet se janë vjedhur në Greqi nga këta shtetas. Katër prej të cilave të matrikulluara nga shteti Grek dhe pjesa tjetër të pa matrikulluara, sqaron policia.


Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter