Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar është rikthyer në Dhermi pas dita ditësh ndërprerje te punes. Ne aksionin e se premtes, jane shembur 6 objekte mes te cileve, nje hotel 3 katesh.



Radhën ne listë për t’u shembur e kishte ky hotel tre katësh. Kohë kur rinisi edhe aksioni i ndërtimorëve në Dhërmi.



Objekti ndodhej në anën lindore të fshatit të Dhërmiut dhë pronaret pas njoftimeve nga INUK kanë boshatisur ndërtesën . Hoteli ndodhej në pronësi të Petrit Çarçanit.



Më pas fadromat dhe skrepat e Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar janë zhvendosur në afërsi të postës. Pesë objekte si dhoma plazhi, bare dhe restorante u shemben.



Në total kjo zonë ka mbi 100 ndërtime që janë verifikuar të paligjshme nga INUK, pavaresisht pretendimeve te banoreve, te cilat jane kioska, bare, deri tek hotelet disa katëshe.

INUK në këtë aksion ka qënë i mbështetur nga forcat e FNSH së si dhe ato të rendit edhe pse nga banorët nuk ka pasur asnjë reagim.