Dhoma e Tregёtisё dhe Industrisё sё Tiranёs po mban zgjedhjet e saj pёr anëtarё tё Asamblesё. Nё garё pёr 69 vende janё 81 kandidatё, tё cilёt do tё zgjidhen nga 809 antarёt tё Dhomёs sё Tregёtisё . Tё dielёn tё 69 anetarёt e zgjedhur do tё votojnё kryesinё dhe kryetarin e Dhomёs sё Tregёtisё dhe Industrisё. Kryetari i Komisionit Bujar Bendo pёr mikrofonin e “Ora News” u shpreh se deri nё orёn 13:00, kanё votuar 37 pёrqind e anëtarёve.

 


Komisioni zgjedhor pёrbёhet nga pesё persona tё cilёt pёrfaqёsojnё pesё sektorё tё ndryshëm sic janё ai i Industrisё, Tregёtisё, Ndёrtimit, Shёrbimeve dhe Transportit. Procesi i votimit ёshtё hapur nё orёn 09.0 dhe do tё vazhdojё deri nё ofrёn 19.00. Menjёhёrё pas mbylljes sё votimit do tё fillojё edhe numёrimi i votave.