TIRANE - Borxhi që Ministria e Financave ka ndaj sipërmarrjeve private ka sjellë edhe reagimin e Dhomës sh Tregtisë së Tiranës.
Në një prononcim për mediat, kreu i këtij organizmi Nikolin Jaka, i ka kërkuar Ministrisë së Financave te mbajë premtimin për shlyerjen e borxheve ndaj sipërmarrjeve private.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tirane duke trajtuar me kujdes krizën ekonomike globale dhe efektet e saj në Shqipëri, krizën dhe retoriken e sistemit politik në Shqipëri si dhe ngarkesën elektorale si vit elektoral, i kërkon hapur dhe me forcë sistemit politik në vend dashamirësi dhe vullnet pozitiv për;
1- Miratimin e ligjit që mundëson funksionimin e Gjykatës Administrative si një nevojë dhe domosdoshmëri për sipërmarrjen private. Në funksion të kësaj i kërkojmë opozitës shqiptare që të japë kompromiset dhe vullnetin e saj pozitiv.
2- Shlyerjen e të gjitha detyrime që qeveria i ka të gjitha sipërmarrjeve private. Në funksion të kësaj kërkojmë që Ministria e Financave të mbajë premtimin e dhënë që brenda 6-mujorit të parë 2013 do të bëhet e mundur shlyerja e detyrimeve ndaj kësaj sipërmarrjeje”, deklaroi Jaka.
Jaka, gjithashtu i beri thirrje opozitës të miratojë ligjin që mundëson funksionimin e gjykatës Administrative, pasi kjo sipas tij është një nevojë dhe domosdoshmëri për biznesin.
Redaksia Online
(Gre.M/eb/Shqiptarja.com)