Duke shprehur shqetesimin per nje problem te mprehte te shoqerise shqiptare nje grup ambasadoresh te huaj qe punojne ne Tirane kane adresuar ditet e fundit ne opinionin publik nje leter te hapur ku kerkojne vemendje me te madhe nga autoritetet dhe nga shoqeria ne parandalimin dhe penalizimin e ketij fenomeni.



Mbremja e se enjtes 03.02 ka qene fatale per dy gra ne Tirane te cilat kane humbur jeten nga armet e zjarrit. Eleni B. 34 vjece nene e dy femijeve me profesion laburante dentale u qellua disa here per vdekje nga nje person i paidentifikuar ende nga policia vetem pak metra larg shtepise se saj. Nderkohe qe 25 vjecarja Megi J. nuk i rezistoi dot plageve te renda ne spital pas plumbave qe mori rastesisht gjate perleshjes se grupeve rivale ne njeren nga lagjet e kryeqytetit.



Denoncim dhe heshtje



Autoritetet policore dhe gjyqesore pritet qe te zbardhin rrethanat e ketyre dy akteve te renda por ajo qe eshte e dukshme eshte perseritja e krimit me vrasje ku ne shenjester jane grate. Doren dhe armen ndaj tyre e ngrene dhe pjesetare te familjes me se shumti bashkeshortet. Po ti referohemi statistikave zyrtare qe ofron policia vetem gjate vitit 2011 jane regjistruar 17 raste te grave qe jane vrare nga bashkeshortet e tyre ne nje kohe qe ne sportelet e komisariateve te policise dhe ne mjediset e gjykatave eshte shtuar numri i denoncimeve qe behen nga femrat per ushtrim dhune nga burrat e tyre ose anetare te tjere te familjes.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift TiranaPer aktivistet e shoqerise civile problem eshte dhe numri i larte i atyre rasteve qe nuk arrihet te denoncohen ne organet kompetente duke e mbajtur ne menyre permanente aktin e ushtrimit te dhunes ndaj femrave brenda familjes dhe jashte saj. Megjithese ka patur disa here ndryshime te legjislacionit ne favor te barazise gjinore ne favor te parandalimit dhe ndeshkimit te dhunes ndaj grave serish fenomeni gelon ne shoqerine shqiptare.



Letra e diplomateve perendimore



Ditet e fundit nje grup diplomatesh perendimore ambasadore nepunes dhe drejtues te misioneve nderkombetare te akredituar ne Shqiperi kane drejtuar nje leter publike ku kane shprehur shume shqetesim per prezencen e fenomenit te ushtrimit te dhunes ndaj grave. Per te konsoliduar me tej te drejtat e grave ne nxisim autoritetet kombetare qe te garantojne qe legjislacioni penal ti siguroje mbrojtjen dhe mekanizmat e pershtatshem ligjore te mbijetuarave te dhunes ne familje. Ne vazhdojme te jemi mjaft te shqetesuar nga statistikat zyrtare qe tregojne se 17 gra jane vrare nga bashkeshortet e tyre gjate vitit te kaluar. Me e rendesishme eshte nevoja per te penalizuar si dhunen me baze gjinore ashtu edhe dhunen ne familje. - thuhet mes te tjerave ne kete leter.



Duke mos qene vetem ne pozitat e konstatimit te gjendjes grupi i diplomateve ka nxitur parlamentin shqiptar por dhe organizatat e shoqerise civile qe punojne ne kete drejtim qe shfrytezojne ndryshimet e pritshme per te garantuar standardet nderkombetare te vendosura nga Konventa e Kombeve te Bashkuara per Eleminimin e te Gjitha Formave te Diskriminimit ndaj Gruas se bashku me harmonizimin e legjislacionit shqiptar me kuadrin ligjor te BE-se per te siguruar de facto te drejta te barabarta si per burrat edhe per grate.



Njera nga nenshkrueset e letres publike eshte dhe ambasadorja e Republikes Federale te Gjermanise ne Shqiperi Carola Mller-Holtkemper. Ajo shprehet per DW-ne se perballe prezences se ketij fenomeni iniciativa e grave ambasadore ka patur mundesi qe ti jape ze ketij shqetesimi.



Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ambasadorja gjermane ne Tirane Carola Mller-Holtkemper



Nje efekt i pare pozitiv i nje vetedijeje te re me duket se eshte fakti qe gjithnje e me shume gra po denoncojne dhunen kunder tyre dhe nuk po heshtin me. Dhune kunder grave per fat te keq ka kudo - edhe ne Gjermani. Por ketu duhet punuar me pozicionimin ndaj ketij fenomeni. Dhuna kunder grave - qofte kjo edhe brenda nje raporti martesor - duhet te gjeje perbuzjen e shoqerise. E per kete qellim eshte e nevojshme nga njera ane te kete sanksione rigoroze por para se gjithash duhet te ekzistoje veprimi dhe nderhyrja e organeve kompetente te policise apo gjykatave perkatese.



Nderkohe qe per problemin e angazhimit me te madh te vajzave dhe grave ne politike ne zbatim te kerkesave qe ka Kodi Zgjedhor kryediplomatja gjermane ne Shqiperi shprehet per De-ne Me kenaqesi konstatohet se angazhimi politik  i shqiptareve eshte gjithashtu ne rritje e rendesishme eshte ne fund te fundit qe ato te mund te fitojne besimin e zgjedhesve. E megjithate mbetet ende shume per te bere pasi partite politike jo vetem qe nuk e kane ruajtur kuoten e percaktuar te kandidateve femra por as edhe u denuan per kete.



Autor Arben Muka



Redaktoi Lindita Arapi