Policia vë në pranga një nga autorët e dyshuar për dhunimin e administratorit të Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda.


Blutë kanë arrestuar shtetasin Qazim Muda, 43 vjeç, banues në fshatin Pilafe si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e punohet për kapjen e shtetasit Dritan Selishta 34 vjeç, banues në fshatin Brezhdan.


Këta dy shtetas dyshohet se më datë 08.09.2016, në fshatin Pilafe, për shkak të detyrës, kanë goditur me grushta e shkelma shtetasin Nuri Meda, 58 vjeç, administrator i Njësisë Administrative Tomin.


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter