16Lirohet pas disa orësh prangosje  43 vjecari Qazim Muda, i dyshuar si një nga autorët e  dhunimit të administratorit të Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda.


Lirimi i tij është bërë pasi vepra penale është konsideruar rrahje jo për shkak të detyrës.


Ndërsa mbetet në kërkim personi i dytë 34 vjecari Dritan Selishta i cili akuzohet nga Meda si personi që e ka dhunuar.


Policia informoi paraditen e sotme: Këta dy shtetas dyshohet se më datë 08.09.2016, në fshatin Pilafe, për shkak të detyrës, kanë goditur me grushta e shkelma shtetasin Nuri Meda, 58 vjeç, administrator i Njësisë Administrative Tomin.


Ndërkohë vete 58 vjeçari  Nuri Meda, tregoi  për Ora News versionin e tij për ngjarjen. Ai mohon akuzat e PD se po shpërndante lekë për vota. Sipas tij, kreu i PS-së e kishte sinjalizuar se në fshatin Pilafe një grup njerëzish të PD-së po shpërndanin lekë dhe i kishte kërkuar ta verifikonte vetë si dhe të njoftonte policinë.


Nuri Meda: Erdhi Tan Selishta me një grup prej 30 vetash.Pashë se erdhën për të më goditur, Tani ishte i pari.I kam bërë thirrje 2-3 herë, mos Tan se jemi bashkëfshatarë dhe miq shtëpie.I thashë mos bëj gabim të moë goditësh. Në këtë moment më rrethuan grupi i vet, nuk kam parë gjë tjetër, vetëm Tanin kur më ka goditur tek syri i majtë mbi 3-4 herë.Se më kapën duart ata të tjerët dhe u rrëzuam përtokë.Kur u rrëzuam përtokë nga turma, më ka kafshuar gishtin,e kam shumë keq. Patsaj më hipën njerëzit në shpinë dhe nuk kam parë gjë tjetër, kam rënë pa ndjenja.Kaq është ngjarja.


Sipas administratorit të dhunuar, në zonë kanë mbërritur eksponentë të PD-se nga Shkodra e Tropoja.


Një natë më parë, PD denoncoi disa raste të zyrtarëve të mazhorancës që sipas saj po shpërndanin para në këmbim të votës.  Sipas PD-së Nuri Meda ishte një prej tyre.


Ndërkohë në lidhje me ngjarjen prokuroria ka nisur menjehere hetimet.


Burime nga organi i akuzës kanë bërë me dije se prokurorët kanë shkuar në vendngjarje duke kryer veprimet e nevojshme ndërsa , ka nisur marrja ne pyetje e dëshmitarëve.


Ndërkohë mësohet se i dhunuari Nuri Meda është ne listën e personave të kallëzuar pak ditë më parë nga Partia Demokratike në Prokurorinë e Krimeve te rënda blerje votash. mësohet se prokuroria ka nisur verifikimit ne lidhje me ketë rast .


administratori i tominit

Ne foto: Nuri Meda,administratori i Njësisë Administrative Tomin i dhunuar



 


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter